A eshte ky iPhone 7? I thoni lamtumire butonit Home!
Edhe pse Apple u mburr për ndryshimet radikale në pjesën e jashtme të iPhone 6S dhe 6S Plus, jo të gjithë përdoruesit kanë qenë të kënaqur, disa prej tyre ngrejnë akuzat se celulari është pothuajse identik me iPhone 6.
Megjithatë, projektuesi Marek Weidlic, ka zbuluar vizionin e tij për versionin e ardhshëm të iPhone 7. Prezantimi i veçorisë 3D Touch i ka dhënë mundësi Apple që të largojë butonin kryesor në të. Çfarë mund të presim nga ky model? Sipas Daily mail, pajisja do të sjellë shumë risi, duke përfshirë edhe ‘vdekjen’ e butonit kryesor (Home).
"Unë u përqëndrova për të krijuar një formë të thjeshtë të dizajnit e cila është shumë e rëndësishme për Apple. Unë kam hartuar një ekran të lakuar, dhe të pajisur me një buton software për ‘Home’. Një iPhone 4.7 inç pa butonin Home do të ishte diçka madhështore, por edhe një 5.5 inç nuk do të ishte diçka e tepërt. Apple do të fokusohet tek ekrani, materiali dhe në pjesën më të rëndësishme: baterinë”, tha ai.
Hulumtuesi beson se Apple do të shfrytëzojë këtë mundësi për të krijuar një hapësirë edhe më të madhe, për të bërë ekrane edhe më të mëdha apo për ta bërë pajisjen më të vogël. Ndërsa edhe ekspertët të tjerë presin që ai të jetë i pari që do ta braktisë butonin tradicional ‘Home’ falë ekranit të saj 3D. Projektuesi Weidlich thotë se vizioni i tij e thjeshton, duke e shëndërruar atë me një ekran të vetëm.
Sipas një raporti të fundit thuhet gjithashtu se Intel është duke ndërtuar një sistem të ri në çip (SoC), që do të përdoret në pajisjet e ardhshme iPhone të Apple. Raporti vjen nga VentureBeat, dhe deklaron se Intel ka angazhuar rreth një mijë punëtorë për prodhimin e çipave të ri për iPhone. Ky raport është bazuar në burimet e brendshme të kompanisë dhe tregon se çipat e rinj nga Intel do të përdoren për modelin e ri iPhone, që parashikohet të jetë iPhone 7. Ndërkohë, sipas disa spekulimeve tjera, thuhet se Apple do të përdorë edhe sistemin LTE për të mundësuar lidhjen 4G në të gjithë iPhone-ët e gjeneratës së re.