Nuk do ta besoni se sa para ka fituar Apple per nje vit!
Apple ka regjistruar fitimin më të madh vjetor në historinë e korporatave, me shitjet rekord të iPhone duke e ndihmuar atë të grumbullojë rreth 53.4 miliardë dollarë në 12 muajt e fundit.
Kompania më e madhe në botë ka tejkaluar 45.2 miliardë dollarët e bërë nga ExxonMobil në vitin 2008, pas lancimit të smartphone-it të kësaj të fundit. Megjithatë, Apple ka paralajmëruar se rritja ka gjasa të ngadalësohet ndjeshëm në periudhën e Krishtlindjeve dhe shitjet e iPad ranë me një të pestën e tyre duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2011.
Kompania parashikoi se shitjet në tremujorin e tanishëm do të jenë diku mes 75.5 - 77.5 miliardë dollarësh, më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar - pjesërisht për shkak të dollarit. Apple është përballur me pyetje të shumta në lidhje me aftësinë për të ruajtur rritje të jashtëzakonshme, që e sollën atë në një vlerë 750 miliadë dollarësh në vit, pas problemeve ekonomike të Kinës duke rritur frikën për kërkesat e konsumatorëve.
Analistët kanë sugjeruar gjithashtu se Apple Rights Watch, kategoria e re e kompanisë që nga vdekja e Steve Jobs, ka pasur një fillim të ngadalshëm pas lancimit të produktit në fillim viti. Megjithatë, Apple tha se të ardhurat janë rritur me 22 për qind, pra 51.5 miliard dollarë në tre muaj (deri në 26 shtator) tremujorin e fundit të vitit fiskal. Kompania ka shitur 48 milionë iPhone, me një rritje 22 për qind gjatë tremujorit, që përfshin edhe dy ditët e para pas lancimit të modeleve të reja 6s dhe 6s Plus.
Të ardhurat e kësaj periudhë e kanë përmbyllur vitin e plotë të 2015 për Apple me një shifër rekord prej 234 miliardë dollarësh, dhe fitime vjetore të kompanisë 53.4 miliardë dollarë, ekuivalente me pak më shumë se 1 miliard dollarë në javë. Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, tha se tremujori kishte qenë “një fund shumë i mirë për një vit rekord”, dhe se shitjet në Kinë, tregu më i madh i Apple, kanë qenë të larta, pavarësisht trazirave të fundit ekonomike. Me këtë trend, Apple ka parashikuar tashmë të ardhura të mëdha që do të arrijnë në 77 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2016, kur do të përfshihen edhe shifrat e shitjeve të modeleve të reja të iPhone.