
Ne 2017 do te mund te udhetoni ne hapesire!
Jeni adhurues i hapsirës dhe gjithmonë keni ëndërruar të shkoni një ditë? Epo sot është e mundur falë një kompanie të quajtur World View. Firma shpreson të fillojë punën në 2017 duke ofruar fluturime më të lira për pasagjerët. Madje në kapsulë ju do të keni WiFi si edhe një bar. Udhëtimi do të jetë më relaksues, por mbi të gjitha më i lirë.
Aktualisht World View ka përfunduar testimet e saj, duke dërguar një prototip të kapsulës në një lartësi prej 30.5 kilometra. “Ky test tregoi se teknologjitë themelore të nevojshme për një fluturim të rregullt, operativ, do të shërbejnë si një formë e qëndrueshme transportit për industrinë e udhëtimit në hapësirë”, thotë firma.
Fluturimi u lancuar në Page, Arizona, një nga vendet nga ku World View planifikon të nisë turistët e ardhshëm të saj në hapësirë. Shefi ekzekutiv i World View dhe bashkë-themeluesi i saj Jane Poynter zbuluan se shumë prej inxhinierëve të firmës kanë qenë pjesë e programit STRATEX Space të kryer nga ish-ekzekutivi i Google, Alan Eustace, të cilët krijuan një ballon që arriti një lartësi 42 kilometra në tetor të 2014-ës.
“Ekipi ynë është i përbërë nga disa prej inxhinierëve më të mirë të hapësirës ajrore në botë dhe ata kanë arritur disa përparime të mëdha teknologjike në muajt e fundit. Këto përpjekje kanë rezultuar se teknologjitë e reja dhe inovative do e bëjnë udhëtimin privat në hapësirë pa dyshim dicka të përditshme. Ky fluturim provë është simbol i një hapi të madh drejt një epoke të re të udhëtimit në hapësirë, të aksesueshëm për të gjithë ne.”
Fluturimet komerciale të dedikuara janë planifikuar të fillojnë në vitin 2017, kur turistët do të paguajnë rreth 75.000 dollarë secili për të udhëtuar në hapësirë. Kapsula do të ofrojë një ambjent relaksus, Wi-Fi, një bar dhe një tualet për turistët. Kjo teknologji ka qënë e zhvilluar për dekada, por duke zhvilluar një sistem fluturimi të përshtatshëm për njerëz të zakonshëm, udhëtimi në hapsirë do të jetë i përsorur. Në veçanti, ky test është fokusuar në demonstrimin e tre tipareve kryesore të fluturimit.
Në 2017, parashuta së bashku me një ballon, do të përdoret për të marrë kapsuën nën presionin e kufirit të parë të hapësirës. Kjo do t'i japë gjashtë pasagjerëve, së bashku me dy anëtarët e ekuipazhit, dy orë shëtitje. Kjo do të thotë që secili prej tyre do t’i duhet të paguajë rreth 625 dollarë për minutë.
Kapsula do të ketë dritare në të gjitha anët, në mënyrë që turistët të kenë mundësi të shohin në një pamje 360 gradë.
Sigurisht, fluturimi nuk do të arrijë kufirin zyrtar të hapësirës, e cila qëndron 100 kilometra më larg, por do të mundësojë që turistët të kenë një pamje magjepsëse të tokës. Pas përfundimit të udhëtimit parashuta do të shkëpusë ballonin duke bërë një ulje të ngadaltë në Tokë. Sipas kompanisë, kapsula do tu japë askes, hulumtuesve, kompanive private dhe agjencive qeveritare të shikojnë Tokën nga një distancë që kurrë se kanë parë më parë.
Më të lexuarat








