×
Secondary Adv

Te shikosh mbas mureve, sot eshte e mundur!

Share on Google+

Ju kujtohen syzet me rreze X në filmat fantashkecore! Aktualisht një grup studiuesish e kanë kthyer këtë koncept në realitet. Duke përdorur një transmetues wireless, shkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë një pajisje që mund kapë imazhin e një njeriu në 3D edhe prapa një muri.

 

 

Duke përdorur sinjalet termike pajisja krijon një siluetë të saktë për të identifikuar se kush është ai person. Një grup studiuesish në MIT (Instituti i Teknologjisë në Massachusetts) kanë zhvilluar një teknologji monitorimi, të aftë që të kapë imazhet e një njeriu përmes mureve dhe kjo vetëm duke përdorur sinjale WiFi. Softuerët kanë qenë në fakt në zhvillim që nga viti 2013, por përmirësimet e kohëve të fundit bënë të mundur përdorimin e wireless për të kapur imazhet e një trupi njerëzor përtej mureve. Me pak fjalë ajo që kjo teknologji arrin të kapë janë imazhet e kockave të njeriut.

 


Teknologjia e quajtur ‘RF-Capture’ është gjithashtu në gjendje të bëjnë dallimin dhe hollësitë specifike të një personi si edhe madje të ndjekë lëvizjet e njeriut. Për momentin kjo teknikë është në zhvillim e sipër dhe ende ka nevojë për një sasi të madhe përpunimi. Megjithatë, ‘RF-Capture’ ka treguar tashmë se është tepër e saktë. Në artikullin e botuar në faqen e tyre, ekipi tha se sistemi është në gjendje të bëjnë dallimin e 15 njerëzve të ndryshëm në të njëjtën dhomë me një saktësi prej 90%, duke pranuar se secili prej tyre bazohet në llojin e trupit dhe të dhënat e ruajtura më parë.


“Ne jemi shumë entuziastë për hulumtimet e ardhshme të përqëndruara në dy pika kryesore: e para të marrim imazhe me rezolucion të lartë dhe së dyti, ne do të donim të kuptonim më shumë rreth shëndetit” shpjegon Profesor Dina Katabi, një nga studiuesit e përfshirë në projekt.

 


"Për shembull, ne do të mund të shikojmë të pestë gishtërinjtë e njeriut prapa një muri! Ne mund të përdornim ‘RF-Capture’ për të parë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës së një personi... madje mund të zbulojmë probleme të zemrës duke përdorur këtë teknologji wireless! Por përvecse avantazheve që të ofron kjo teknologji ka edhe të metat e saj, përdorimi i saj do të thotë lamtumirë privatësisë! Por ekipi është i vetëdijshëm, dhe është duke punuar për këtë. Fillimisht me krijimin e ndonjë pajisje, që duke përdorur këtë lloj teknologjie do të mund të ruajë të dhënat në mënyrë që vetëm përdoruesi të ketë akses në të. Përveç kësaj, ekipi është duke punuar në krijimin e bllokuesve që do të mbrojnë teknologjinë.


Më të lexuarat