Mrekullia ne Kili, shkretetira Atakama kthehet ne nje oaz lulesh njehere ne 7 vjet
Shkretëtira Atakama rrethohet nga malet e Andeve në Kili dhe është vendi më i thatë në tokë. Por këtë vit pas rënies së reshjeve për disa ditë me rradhë ajo u shndërrua ne një oaz lulesh shumëngjyrëshe.
Ky fenomen në këtë vend përsëritet një herë në 7 vjet. Ngjyrat dhe bukuria e luleve që kanë lulëzuar këtë vit, krijuar një spektakël që nuk ishte parë në rajon, së paku prej 18 vitesh.
Kjo për shkak të reshjeve të shumta të shiut, të cilat kanë zgjatur më shumë se në dy dekadat e fundit. Por nga stuhia dhe rreshjet e dendura, 28 persona kanë humbur jetën. Në Kili, ra shi 2.3 cm në 12 orë. Kjo nuk është normale në këtë zonë, pasi aty një sasi e tillë rreshjesh bie mesatarisht në një vit të tërë. Gjithsesi, shirat e kanë transformuar shkretërirën e Atakamës në një oaz të pasur me lule ekzotike. Aty lulëzuan 200 lloje lulesh, secila me ngjyra të ndryshme.
Për banorët e Atakamës, ky fenomen është një moment i vecantë dhe burim krenarie. Sipas Agjensisë Evropiane të Hapësirës terreni i kësaj shkretëtire është shumë i ngjashëm me atë të planetit të kuq, Marsit. Gjatë pjesës tjetër të vitit, Atakama tërheq mijëra turistë me parqet e saj kombëtare, me plazhet e mrekullueshme, malet spektakolare dhe bukuritë e tjera natyrore.