Kina është një nga tregjet më të mëdha të aviacionit. Ky shtet ka bërë përpjekje miliarda dollarëshe për të krijuar një bazë brenda vendit, për të ndërtuar avionin C919.
Ceremonia, ku u zbulua avioni u ndoq nga 4,000 zyrtarëve qeveritarë dhe të ftuar të tjerë në një vend pranë Aeroportit nderkombetar të Shanghait. Prodhuesi i tij njihet me emrin COMAC. C919 është një nga disa nismat të ndërmarra nga Partia Komuniste në pushtet për ta transformuar Kinën në një nga fabrikat kryesore të botës për prodhimin e avionëve me kosto të ulët. C919, i cili është vetëm 168 vendësh ka për qëllim të konkurrojë në treg, pasi ky i fundit është dominuar shumë nga industria e Airbus A320 dhe Boeing Co-së 737. Një kompani e veçantë shtetërore gjithashtu ka krijuar një avion të vogël rajonal, ARJ-21, për të konkurruar në tregun e dominuar nga Embraer e Brazilit dhe Bombardier e Kanadasë.
Pjesët më të rëndësishmë të C919-së si përshembull motorët vijnë nga kompanitë e huaja perëndimore apo nga sipërmarje të tjera kineze. Boeing parashikon kërkesën totale të Kinës gjatë dy dekadave të ardhshme për 5,580 avionë me vlerë totale 780.000.000.000 dollarë.
"Kina ofron një treg me inxhinierë shumë të talentuar dhe shpenzime të arsyeshme. Zhvillimi i industrisë kombëtare të aviacionit përbën prioritet” : tha në një raport të korrikut Richard Aboulafian, nënkryetar për analizën e Teal Group Corp. Ndërtimi i C919 ka filluar në vitin 2008. Fluturimi i parë u planifikua në vitin 2014dhe pritet të hyjë në shërbim në vitin 2016, por këto objektiva u tërheqën për shkak të vonesave të prodhimit. C919 tani është gati të fillojë fluturimet vitin e ardhshem dhe të hyjë në shërbim rreth vitit 2019.