Makinat vetedrejtuese, me shume te prirura per aksidente sesa makinat e zakonshme
Google ka përfunduar ndërtimin e makinës së parë vetëlëvizëse, e cila do të jetë e aftë të udhëtojë nëpër rrugët e një qyteti pa një drejtues.
Ajo nuk ka fenerë ndriçues real, nuk përmban komponentët e zakonshme te një makine të zakonshme si: pedalet e ndryshme të frenave dhe gazit, pasqyrat e shumë elementë të tjerë.Ndërkohë që kompania ka testuar disa prototipe të kësaj makine për disa muaj me rradhë ku secila prej tyre kishte sistem të ndryshëm të vetë-drejtimit. Këto sisteme kishin në përbërje elementë që nga modelet aktuale të makinave gjer tek sensorët dhe kompjuterët. Kompania tha se ata do të vazhdojnë ta mbikëqyrin dhe testojnë përkohësisht duke përdorur kontrollerët manual me qëllim që të mësojnë sa më shumë rreth saj.
Sipas studimeve të bëra nga “Universiteti i Transportit Instituti i Kërkimeve” në Michigan, makina vetë-lëvizëse është më shumë e prirur për aksidente sesa makinat e zakonshme, rreth 50 perqind me shume. Megjithëse në disa raste nuk është faji i saj, por i shoferëve dhe sistemit të transportit. Makinat kryesisht janë testuar në zona të sigurta dhe të izoluara, si edhe në kushte mjedisore të përshtatshme (psh: duke shmangur zonat me dëborë). Distanca e përshkruar nga automjetet vetelevizëse është shumë herë më e vogël krahasuar me makinat e tjera në SHBA. Shpejtësia e tyre është 40 kilometër në orë.
Autorët e studimit, Brandon Schoettle dhe Michael Sivak, arritën në përfundimin se automjetet vetëlëvizës pavarsisht se kanë një numër më të madh përplasjesh dhe udhetojnë më pak kilometër sesa makinat konvecionale, ato kanë një normë shumë të ulët të vdekshmërisë. Përplasjet e tyre rezultojnë me zero vdekje.
Që nga muaji maj i vitit 2010 deri në gusht makina vetëlëvizëse është përfshirë në 16 aksidente dhe kjo si pasoje e shoferëve të tjerëve, te cilët ishin të zëne duke kontrolluar telefonat e tyre dhe nuk i kushtonin vëmendje rrugës para. Konsumatorët kanë vënë në pikëpyetje nëse makinat vetëlëvizese do të të punojnë gjatë gjithë kohës dhe nëse ato shkaktojnë aksidente cili do të jetë përgjegjës? Sipas Google makinat vetëlëvizëse do të jenë në dispozicion për konsumatorët në pesë vitet e ardhshme. Ekipi që ka krijuar dhe përsosur këtë makinë tha se kjo “është dhurata më e bukur që kemi krijuar për festat e funditvitit”.