Secondary Adv

Harrojini dronet! Skype zbulon robotin qe do te dorezoje blerjet tuaja

Share on Google+

Dy  ish-themeluesit e Skype Ahti Heinla dhe Janus Friis kanë  ndë rtuar një  robot vetë-lëvizës të  quajtur Starship. Ata besojnë  se ai do të zërë  një  vend në  shtëpinë  e secilit prej nesh. Roboti është  autonom dhe ka aftësinë  të dorëzojë automatikisht ushqimet në dyert e konsumatorëve në 30 minuta për më pak se dy dollarë .

 


Ai ecën në trotuare me një shpejtësi mesatare prej 6.5 kilometër në orë dhe përdor hartën e pronarit dhe teknologjinë  e navigimit për të  shmangur përplasjet me pengesat e ndryshme që mund të ketë në rrugë. Starship është ende duke u testuar dhe po planifikohet që në vitin 2016 të nisë shërbimet pilot në  Britaninë e Madhe. Z. Heinla tha se robotët janë menduar për përdorim në zonat periferike. Një nga fushat e para pilot do të  jetë  Greenwich në  Londrën lindore.

 


Çdo robot mund të mbajë  ekuivalentin e dy çantave ushqimore. Ata do të veprojnë si shpërndarës brenda dyqane ushqimore ose depo. Robotët do të kthehen tek pronari i tyre për të  përmbushur detyrën dhe nëse është e nevojshme të pastrohen.Konsumatorët do të jetë në gjendje të ndjekin progresin e robotit në  kohë  reale me anë  të  telefonit të  tyre celuar. Hapësira e ngarkesave do të mbetet e bllokuar dhe e  sigurt derisa roboti të  arrijë para derës së  konsumatorit. Më pas ky i fundit mund ta hapë  atë duke përdorur aplikacinin në  celular dhe të marrë ushqimet.

 


Robotët do të ecin në mënyrë autonome deri në 99 përqind  e kohës  duke përdorur një kombinim të kamerave, GPS, busullës dhe hartë n të  dhënat e së  cilës janë  instaluar më  parë . Gjithsesi nëse dikush dëshiron mund të  marrë  kontrollin e tij në  çdo kohë . Vetëm në  Mbretërinë e Bashkuar tregu lokal i shpërndarjes ka një  vlerë  rreth 210 miliard euro. Kjo përfshin parcela,disa kompani (20përqind ) dhe udhëtimet personale për pazar në  80 përqind të  rasteve.

 


Robotët kanë  nevojë  për hapësira parkimi dhe për këtë  është  duke u punuar. Ata ndihmojnë  kompanitë  e medha të  reduktojnë  kostot, për bizneset lokale hapin mundësi të reja, duke bërë  të  mundur që  njerëzit të  kërkojnë  një mall duke përdorur internetin pa qenë  e nevojshme të  shkojnë  vetë  në  dyqan.  Roboti Starship ecën në  trotuar me një  shpejtë si të  ngadaltë  kështu që  është  shumë  më  i sigurt.


Më të lexuarat