Zhvillohet me 5 janar festivali i akullit ne Kine, spektakel skulpturash
Mbi 7 mijë artistë dhe punëtorë në qytetin Harbin të Kinës kanë punuar për të mirëpritur edicionin e 30-të të Festivalit të Akullit.
Ai do të hapet duke filluar në 5 janar deri në 5 shkurt të vitit 2016, në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore. Sipas organizatorëve të festivalit në këtë edicion do të përdoren mbi 180 mijë metra katror akull dhe 150 mijë metra katror borë për të ndërtuar këtë tokë përrallash të stinës së dimrit.
Aty do të shfaqen skulptura të mëdha të ndërtesave më të famshme në botë si Kulla Eifel, Pallati Potala, kisha Hallgrimskirkja në Reykjavik të Islandës, por edhe një platformë rrëshqitëse prej akulli e gjatë 240 metra. Skulptura më e gjatë e akullit është një strukturë kineze e gjatë 46 metra, punuar me 12 mijë metra akull. Ky festival është një ndër atraksionet më të mëdha të Kinës, i cili vetëm në dy vitet e fundit ka mbledhur rreth 28.5 milion vizitorë.