Astronomet zbulojne strukturen me te madhe te galaktikave qe eshte gjetur ndonjehere
Astronomët kanë zbuluar një grumbullim gjigand të glaktikave, në një pjesë shumë të largët të universit. Ai ndodhet 8.5 miliardë vite drite larg dhe është struktura më masive, që është gjetur ndonjëherë në distanca të tilla të mëdha.
Grumbujt e galaktikave janë të lidhur me njëri-tjetrin nga graviteti, por secili prej tyre përmban qindra miliarda yje. Ata me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e më të mëdhenj, pasi fitojnë antarë të rinj. “Për vitin e ardhshëm, ekipi po planifikon të analizojë dhe të hetojë sesi këto grupe galaktikash zhvillohen në këto kushte ekstreme. Sepse drita do kohë për të na arritur dhe ne mund shohim objekte shumë të largëta sikur ata të ishin në të kaluarën": thotë Gonzalez.
Për shembull, thotë ai ne po shohim një grup të sapo krijuar, i cili quhet Overdense (MOO) J1142 + 1527, si të ekzistonte 8.5 miliardë vjet më parë, shumë kohë para se të formohej toka. Ata pastaj përdoren teleskopin “Spitzer” për të vëzhguar me më shumë detaje 200 objektet më interesante.
Duke përdorur të dhëna nga CARMA pranë “Ouens Valley” në Kaliforni, shkencëtarët atëherë ishin në gjendje të përcaktonin se madhesia e grumbullit të galaktikave është shumë herë më e madhe se ajo e diellit tonë ( rreth katër trilion), duke e bërë atë grumbullin më masiv të njohur ndonjëherë në kohë dhe në hapësirë.