
Si do jemi ne pas 1000 vjetesh?!
Njerëzit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike në këto 2000 vite të ekzistencës sonë. Ne jemi më shtatlartë, jetojmë më gjatë dhe jemi të zgjuar. Ne kemi ndërtuar qytete gjigande, kafshë shtëpiake dhe bimë, si edhe kemi krijuar dhe shkatërruar ekosistemin.
Teknologjia që ne po ndërtojmë po zhvillohet me rritme të shpejta. Krijimi i mjeteve të tilla si: makinat fluturuese, robotët e sofistikuar dhe kompjuterat kuantikë mund të ndryshojnë nga fantashkencë në realitet në më pak kohë se sa ne mendojmë.
Këtu janë disa nga ndryshimet që mund të ndodhin:
Ne do të jemi një pjesë njeri dhe një pjesë makineri
Njerëzit tashmë kanë vendosur pajisje në trupin me qëllim që ta lidhin veten e tyre më shumë me teknologjinë. Ekziston një komunitet i tërë njerëzish i quajtur “hakerat e trupit”, të cilët janë të pajisur me implante që u japin mundësinë për të bërë gjëra të tilla si te hapin dyer me shpullën e dorës së tyre, të luajnë muzikë që vetëm ata mund ta dëgjojnë edhe kur nuk kanë kufje etj. Por në një 1000 vitet e ardhshme kjo teknologji do të jetë akoma më shumë e avancuar. Mjetet e vogla elektronike të lidhura me trupin tonë ose të vendosura direkt në të mund të forcojë sistemin tonë imunitar dhe të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, nanobotët e programuar mund të revolucionarizojnë kirurgjinë, dhe implantet e trurit mund të na bëjnë më të zgjuar dhe madje të lundrojmë në internet vetëm me mendimet tona.
Ne do të kemi gjene mbinjerëzore
Tani për tani studiuesit janë duke perfeksionuar një teknikë të redaktimit të gjeneve të quajtur CRISPR , e cila së shpejti do të na lejojë të jemi njerëz te shendetshmëm dhe të fortë. Ne do të jemi në gjendje të futim brenda trupit tone gjene për gjëra të tilla si: kocka më të forta, rrezik më të ulët ndaj kancerit dhe tolerancë apo durim më të madh ndaj dhimbjes. Ne gjithashtu mund të zhvillojmë edhe aftësi të tjera si shikim apo dëgjim mjaft të mprehtë.
Ne do të dukemi njësoj
Shkencëtarët tashmë janë duke punuar mbi mënyrat sesi mund të ndryshojme embrionin gjenetikisht, kështu që prindërit një ditë do të jenë në gjendje të zgjedhin tipare të caktuara për fëmijët e tyre. Shumica prej tyre ka të ngjarë të duan që fëmijët e tyre të jenë të shëndetshm dhe fizikisht tërheqës. Si pasojë mund të humbë diversiteti dhe raca njerëzore të bëhet gjenetikisht gjithmonë e më e ngjashme.
Ne do të kemi kompjutera super të shpejtë
Me kalimin e viteve nuk do të jetë vetëm pamja jonë që do të ndryshojë, por tknologjia gjithashtu do të bëjë shumë hapa para. Ne do të shohim kompjutera që mund të zgjidhin probleme pothuajse të pazgjidhshme. Probleme aq shumë të komplikuar sa kompjuterat e sotëm do të kishin nevojë për dekada për ti zgjidhur. Ne nuk e dimë ende se si do të arrijmë në një teknologji kaq të zhvilluar, por kompjutert kuantike janë një mundësi.
Ne do të kemi ndërtesa,që mund të montohen dhe çmontohen me komandë
Në vend të ndërtimit të ndërtesave me tulla ne mund të krijojmë rrjete robotësh të vegjël thuajse të padukshëm, të cilët mund të lidhen sëbashku dhe të formojnë ndonjë formë. Ky është një koncept i quajtur “mjegulla e shërbimeve”. Në një botë, e cila mbushet gjithmonë e më shumë me njerëz dhe ndërtesa, shtëpia juaj mund të mblidhet kur ju largoheni për në punë apo për të bërë dicka tjetër dhe të cmontohet kur ju jeni në shtëpi.
Ne do të jetojmë diku përtej Tokës.
Ndërsa bota fillon të ngrohet për shkak të ndryshimit të klimës, furnizimi me ushqim bëhet gjithmonë e më i vështirë për shkak të një popullsie në dhe njerëzit bëhen shumë të ngjashëm atëherë do të jëtë shumë i rëndësishëm krijimi i vendbanimeve përtej tokës nëse duam që raca njerëzore të mbijetojë. Pas 1000 vitesh ndoshta do të kemi një qytetërim të lulëzuar në Mars, Hënë apo ndoshta edhe në ndonjë planet tjetër të sistemit tonë diellor. Ne tashmë kemi zbuluar miliarda dhe miliarda planetë jashtë sistemit tonë diellor.
Ne mund të mposhtim vdekjen
Përparimet e teknologjisë gjithashtu do të thotë se ne kemi më shumë mundësi për të luftuar kundër sëmundjeve dhe numri i vdekjeve të ulet. Sipërmarrës të pasur si Sergey Brin dhe Larry Page kanë investuar në kërkimin që është duke u përpjekur jo vetëm të ngadalësojë, por edhe të ndalojë përfundimisht procesin e plakjes. Ky është një problem i madh pasi numri i popullsisë do të vijë në rritje dhe burimet do të shterojnë. Atëherë cdo të ndodhë me njerëzit? Një mënyrë për të zgjidhur problemin është ngarkimi i mendjes tonë në një kompjuter. Kështu ne nuk do të kërkojmë ushqim. Gjithcka qe do të duhet është vetem një burim energjie. Kështu ne do të jemi të pavdekshëm dhe do të përdorim një sasi të vogël ushqimi.
Më të lexuarat








