Singapor, Fshati Vertikal kurorezohet si ndertimi i vitit
Ndoshta mund të duket si një ndërtesë imagjinare, apo një projekt kompjuterik, por bëhet fjalë për një ndërtim të vërtetë, që ka fituar çmimin ndërtesa e vitit, në festivalin botëror të arkitekturës.
“Fshati Vertikal” është një kompleks banimi projektuar nga OMA / BURO Ole Scheeren. Ai përbëhet nga 31 blloqe apartamentesh gjashtë-katëshe në forma gjashtëkëndore.“Projekti paraqet një mendim alternativ dhe të guximshëm në lidhje me zhvillimin e arkitekturës bashkëkohore. Ai synon të kijojë një përzierje të hapsirave të brendshme me ato të jashtme, të përbashkëta dhe private.” :tha drejtori i Festivalit Botëror të Arkitekturës Paul Finch.
Ky përshkruhet si një nga zhvillimet më ambicioze të banimit në historinë e Singaporit. Ai zë një sipërfaqe prej 8 hektarë tokë dhe ka 1,040 apartamente. Kompleksi ofron pishina, palestra, ambiente biznesi dhe fusha tenisi. Secili prej blloqeve të apartamenteve është 70 metër i lartë.Festivali Botëror i Arkitekturës zhvillohet që prej vitit 2008, për katër vite më rradhë ai është mbajtur në Singapor kurse vitin e ardhshëm në Berlin.