Kampusi i ri kozmik i Apple do te strehoje 12 mije punonjes
Vendi i punës është një pasqyrim i njerëzve që punojnë aty. Shumë kompani janë duke bërë më të mirën e tyre për të përmirësuar vendin e punës, pasi ai i nxit njerëzit për të punuar. Ideja është që ta bëjnë vendin e punës zbavitës dhe produktiv. Apple kohët e fundit ka marrë një iniciativë disi të ngjashme me këtë.
Kampusi i ri i Apple po ndërtohet në Cupertino, Kaliforni. Ai është si "anije kozmike" dhe është duke u ndërtuar rreth një milje larg nga selia aktuale në Cupertino, CA. Selia e re e Apple do të ketë katër kate, do të strehojë 12 mijë punonjës dhe do të ketë shumë hapësira të gjelbërta.
Kampusi "kozmik" përfshin një sipërfaqe prej afërsisht 26 hektarësh, dhe mbështjellje prej xhami për ndërtesën kryesore. Një parking nëntokë me kapacitet 2400 makina. Ai do të përfshijë një qendër fitnesi 9.300 metër katror dhe një auditorium prej 10.000 metër katror. Gjithashtu planet përfshijnë ndërtimin e zyrave dhe ambjenteve të testimit prej 55.742 metër katror.
Për realizimin e këtij projekti u tha fillimisht se do të shpenzoheshin rreth 3 miliardë dollarë, por më vonë kjo shifër u rrit në pesë. Puna për ndërtimin e këtij kampusi pritet të përfundojë në vitin 2016.