Secondary Adv

10 qytetet qe nuk kane ekzistuar deri ne vitin 1960

Share on Google+

Shumë qytete, të cilët sot janë shndëruar në qendra të mëdha të populluara dhe hallka të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, 50 vjet më parë nuk kanë ekzistuar.  Ja cilët janë ata:


Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Dubai shpalli pavarsinë nga Britania e Madhe në vitin 1971. Në një periudhë prej 40 vjetësh, popullsia u tij u rrit nga disa  mijë në mbi 1.5 milion banorë. Me qëllim zgjerimin e tij, në 15 vitet e fundit në këtë qytet janë ndërtuar ishuj artificialë me tokën e bonifikuar nga Gjiri Persik.


Mumbai, Indi

Qyteti i Mumbait ka një popullsi prej mbi 12 milionë banorësh. Duke qenë një ishull në bregdetin Indian, Mumbai ka arritur në kufijtë e tij fizik në vitin 1972, ndërsa fare pranë tij në pjesën kontinentale është ngritur Navi Mumbai, i cili është komuniteti më i madh i planifikuar në botë.

 

Doha, Katar

Doha u emërua komunë në vitin 1963 dhe që nga ajo kohë numëron një milion banorë. Ky qytet është ekonomikisht i fuqishëm falë rezervave të mëdha të naftës dhe gazit natyror.

 

Abuja, Nigeri

Më 1991 Abuja u shpall kryeqytet i Nigerisë, në të cilin pas pak më shumë se 20 vjet numri i popullsisë arriti në një milion. Nigeria aktualisht  zë vendin e shtatë në botë për nga numri i popullsisë, ndërsa sipas disa ekspertëve deri në vitin 2050 pritet që ajo të ngritet në vendin e tretë.


Astana, Kazakistan

Qytetin historik të Tselinogradit, të riemëruar Astana qeveria e Kazakistanit e shpalli kryeqytet katër vjet pas shpalljes së pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Nga koha kur u shpall kryeqytet, popullsia e Astanas është rritur nga 250.000 në 700.000 banorë.


Putrajaya, Malajzi

Kuala Lumpur është kryeqyteti  i Malajzisë. Për shkak të mbipopullimit, në vitin 1995 qeveria e këtij vendi filloi ndërtimin e një qyteti të ri, Putrajaya me synimin që ai të shërbente si qendër federale administrative e vendit.


Sandouping, Kinë

Deri në vitin 1984, zona përreth Sandouping ka qenë e njohur si fshati Huangnupu. Qeveria kineze e krijoi këtë qytet për 40.000 punëtorët e angazhuar në ndërtimin e centralit më të madh në botë për prodhimin e energjisë elektrike. 


Iqaluit, Nunavut, Kanada

Gjiri Frobisher u shpall zyrtarisht vendbanim në Territoret Veriperendimore të Kanadasë në vitin 1987. Ai ka një popullsi prej 7.000 banorë dhe një sipërfaqe prej 1.207.008 kilometër katror.


Qyteti i Mbreti Abdullah, Arabi Saudite

Vizioni i Mbretit Abdullah është që në të ardhmen të ketë një qytet në Detin e Kuq, rreth një orë larg nga qyteti saudit, Jeddah. Kostoja e ndërtimit të këtij qyteti ultra-modern, me kapacitet prej 2 milionë banorësh, llogaritet të arrijë shumën 100 miliard dollarë. Punimet e ndërtimit parashikohet të përfundojnë  në vitin 2020.


Incheon, Korea e Jugut

Ky qytet ka një popullsi prej gati 3 milion banorë dhe është qyteti i tretë më i madh në Korenë e Jugut. Në vitin 1994, qeveria e këtij vendi vendosi ta ndërtonte në brigjet e Incheonit, qyteti më i  madh teknologjik në botë. Kostoja e tij parashikohet të arrijë në rreth 50 miliard dollarë dhe mendohet të përfundojë në vitin 2020.


Më të lexuarat