Moduli i emergjences qe do te na ofroje mbrojtje nese ndodh fatkeqesi natyrore
Një ekip studentësh nga Universiteti i Perusë kanë krijuar 'modulin e emergjencës." Ai u ndërtua për tu ofruar njerëzve mbrojte pas fatkeqësive natyrore si: tërmetet apo përmbytjet.
Qëllimi i projektit ishte për të krijuar një strukturë strehimi modulare, të lehtë për tu palosur dhe shpalosur, të transportueshme, të fortë dhe rezistente. Rezultati është një strukturë vetë-mbështetëse, që e arrin ekuilibrin në sajë të shpërndarjes radiale, e cila i ndalon lëvizjet. Secili modul është i përbërë nga një bazë rrethore PVC, ku është bashkangjitur një kornizë alumini, e cila kur shpaloset kthehet në një kub. Ajo ka një shtresë të dytë të përbërë nga një petë izolimi termik, e cila shërben për ta mbrojtur strukturën nga ndryshimet e motit.
Një shqetësim për dizenjuesit e kësaj strukture ishte edhe qarkullimi i ajrit. Për këtë në krye të saj u la një pjesë e hapur dhe gjithashtu në të dy anët u vendos një aparaturë, që lejon qarkullimin e ajrit. Secili prej këtyre moduleve ka kapacitetin të mbajë rreth tetë persona.