Secondary Adv

Citigroup po teston ATM futuristike qe skanon syte tuaj perpara se tu jape te holla

Share on Google+

Diebold, një prodhues i ATM-ve, është duke projektuar një terminal, i cili do të skanojë irisin e syrit tuaj për të zhbllokuar llogarinë tuaj bankare.

 

 

Terminali, i quajtur Irving, do të verifikojë identitetin tuaj duke skanuar irisin në vetëm disa sekonda.  Kjo teknologji e kompanisë është ende duke u testuar nga Citigroup, por Diebold është në kërkim për të parë nëse bankat do të jenë të interesuara në shfrytëzimin e kësaj teknologjie. Për të shfrytëzuar Irving, një klient  duhet të përdorë një aplikacion në telefonin e tij dhe më pas të kryejë transaksionin që ai dëshiron të bëjë. Kur konsumatori arrin te terminali atëherë ai do te skanojë irisin për të vërtetuar identitetin e tij dhe më pas të përfundojë transaksionin.

 

 

“Skanimi i irisit është mënyra e dytë më e besueshme për tu identifikuar. Megjithëse shenjat e gishtave janë unike, ato mund të ti vjedhe dikush fare lehtë, vetëm duke marrë filxhanin tuaj në një dyqan kafeje. Skanimi i retinës  nuk është aq e sigurt për shkak se retina tuaj ndryshon me kalimin e kohës”: tha Kuchenski. Procesi i skanimit të irisit është në fakt aq i shpejtë sa shumica e njerëzve, që kanë testuar Irving nuk ishin në dijeni se kur ndodhi dhe ka shumë pak mundësi që ajo të jetë e rreme.


Më të lexuarat