Ky mund te jete planeti me i rendesishem qe njerzimi ka zbuluar ndonjehere
Astronomët kanë zbuluar në sistemin diellor atë që ata e quajnë si “eksoplaneti” më i rëndësishëm i gjetur në orbitën e një ylli përveç Diellit.
Ai quhet GJ 1132b dhe është 39 vite drite larg nga toka. Ky planet është 1.2 herë më i madh se toka dhe mendohet se përbëhet kryesisht nga shkëmbi dhe hekuri. Ai është shumë më i nxehtë se Toka dhe se Venusi, pasi ndodhet shumë afër yllit të tij. Temperatura aty arrin në 306°C, gjë që e bën të pamundur praninë e ujit dhe të jetës në këtë planet.
Shkencëtarët thonë se në të ardhmen ai do të jetë një objekt studimi shumë i rëndësishëm. Ata do të studjojnë ngjyrën e yllit të këtij planeti, nxehtësinë që buron nga sipërfaqja e tij si edhe do të vlerësojnë shpejtësinë e erërave të tij. GJ 1132b është eksoplaneti më i afërt i zbuluar deri tani. Ai rrotullohet rreth yllit të tij një herë në çdo 1.6 ditë.