Për shkak të problemeve të ndryshme socile rastet e abuzimit ndaj grave janë rritur . Gjatë gjithë kohës janë bërë përpjekje për të ndërtuar paisje me qëllim, që ta ndalojnë këtë “epidemi” morale.
Gratë mbajnë me vete armë, spërkatës me spec si edhe praktikojnë arte marciale për të shmangur çdo abuzues të mundshëm në rrugicat e vetmuara dhe të errëta. Megjithatë, dihet se këto mjete janë të përkohëshme dhe ato kanë nevojë për një përgjigje të shpejtë nga agjensitë e zbatimit të ligjit. Për këtë është krijuar një paisje në madhësinë e një monedhe. Ajo mund të mbahet si një rrip apo gjerdan. Kur shtypet butoni, ajo lëshon një alarm me zë të lartë, dërgon mesazhe me tekst si edhe vendndodhjen e përdoruesit tek njerëzit që merren me rastet e emergjencës.
Yasmine Mustafa bashkë- themeluesja e këtij projekti tha se shkak për krijimin e kësaj paisje u bë udhëtimi i saj në Amerikën Latine, ku rastet e abuzimit me gratë ishin të shumta. Ajo e ka quajtur atë “Athena”, e frymëzuar nga një perëndeshë e Greqisë së lashtë, e cila ishte zot i inteligjencës dhe arsyes. Produkti kushton rreth 75 dollarë, por pritet që çmimi të shkojë në 99 dollarë.