Secondary Adv

Fitness Pal, aplikacioni qe na meson se si te ushqejme qente

Share on Google+

Tani na vjen në ndihmë një aplikacion, i cili bën numërimin e kalorive  të qenit dhe i tregon pronarit të tij sasinë e ushqimit që duhet ti japë.  Kështu ata mund të marrin një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.


Mjafton që të shkruani moshën e qenit tuaj, racën, madhësinë dhe aplokacioni automatikisht do të krijojë një menu me sasinë dhe kaloritë e duhura. Dhe jo vetëm kaq, por ai madje krijon edhe një plan ditor stërvitje për qenin tuaj. Krijimi i këtij aplikacioni vjen si rezulat i një studimi të kryer në Britaninë e madhe, i cili paralajmëron se pothuajse gjysma e qenve të Britanisë së Madhe tani janë mbipeshë.

 

Studimi, i kryer nga Universiteti i Nottingham-it i mbështetur edhe nga hulumtimet e ndërmarra me pronarët e qenëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka identifikuar se mungesa e stërvitjes nuk është e vetmja çështje, që ballafaqohen qentë sot.  Mbi ushqyerja është gjithashtu një problem i madh. Nga studimi rezultoi se 44 për qind e pronarëve nuk përdornin udhëzues për menyrën e të ushqyerit të qenit të tyre. Një faktor tjetër i trashjes së qenëve është edhe ushqimi i thatë me të cilin ata ushqehen. Sipas studiuesve ai ka mesatarisht katër herë më shumë kalori se ushqimi i lëngshëm.


Më të lexuarat