
5 bicikletat elektrike me te reja ne bote
Në ditët e sotme nuk po prodhohen vetëm makina të teknologjisë së fundit, por edhe biçikleta. Çmimet e rritura të karburantit dhe urbanizimi gjithmonë e në rritje kanë nxitur kërkesën për biçikletat elektrike ose e-bikes.
Shitjet globale të e- biçikletave pritet që të rritet nga 32 milion në vitin 2014 në të paktën 40 milionë në 2023, sipas Navigant Research. Për të përmbushur kërkesat në rritje, prodhuesit tradicionalë të makinave mendojnë të fillojnë prodhimin e biçikletave elektrike, si një formë alternative transporti. Dhe shumë prej tyre përfshijnë disa karakteristika të reja si përshembull aftësinë për tu lidhur me smartphon-in tuaj nëpërmjet një aplikacioni.
Këtu po ju prezantojmë pesë biçikletat elektrike më mbresëlënëse të zbuluara kohët e fundit.
1. GI FlyBike ka aplikacionin e vet, e cila mund të mbyllet në mënyrë automatike dhe të ngelë gjysëm.
GI FlyBike mund të merret dhe të mbahet kudo pa bërë shumë rrëmujë. Me të mund të udhëtoni deri në 60 kilometër. Kjo biçikletë ka edhe pjesën e USB-së, ku përdoruesit mund të karikojnë smartphon-in e tyre nga energjia, që krijohet gjatë pedalimit. Çmimi i saj është rreth 2,000 dollarë.
2. Biçikleta elektrike OKO mund të udhëtojnë 40 kilometër me një karikim të vetëm.
Biçikleta OKO është projektuar nga kompania holandeze Biomega dhe ka të njëjtin material si makinat e Formula 1. Motori është i vendosur në pjesën qëndrore të biçikletës, për të lejuar që pesha të shpërndahet në mënyrë pak a shumë të barabartë. Ajo do të kushtojë rreth 2,300 dollarë.
3. Otocycle RacerR përmban një LCD të nivelit të pestë për të ndihmuar në monitorimine fuqisë së baterisë dhe performancës së biçikletës.
Kompania , me bazë në Barcelonë ka filluar ta prodhojë këtë biçikletë në fillim të këtij viti. Ajo përbëhet pjesërisht nga materiale të riciklueshme. Biçikleta ka përpara një dritë më të madhe sesa normalja për të përmirësuar shikimin si edhe një ekran LCD për të treguar fuqinë e baterisë dhe performancën. Kompania ende nuk ka vendosur një çmim.
4. Genze është një e-biçikletë, që përdor të njëjtën bateri si Tesla Model S.
Modelet e biçikletës elektrike Genze përdorin të njëjtat bateri si Tesla Model S. Biçikleta gjithashtu përmban një ekran LCD, që tregon shpejtësinë, modalitetin Ebike dhe kontrollet. Ajo kushton rreth 1,500 dollarë.
5. MoDe Ford: Flex është një biçikletë elektrike, e cila për tu terhequr ju vëmendjen kur keni para pengesa dridhet.
Në qershor, Ford-i tregoi modelin e saj më të fundit pëe e-bike e quajtur Mode: Flex. Automjeti lidhet me smartphon-in e përdoruesit për të planifikuar rrugët dhe t'ju tërhequr vëmendjen në lidhje me trafikun. Biçikleta mund të paloset në gjysëm kështu që parkimi i saj është humë i lehtë. Nuk ka një datë për prezantimin e saj dhe as një çmim.
Më të lexuarat








