7 inovacionet qe ka prezantuar BMV, disa prej te cilave te paligjshme
Makina më e fundit e prodhuar nga BMV, e quajtur “7 Series Sedan” vjen e pajisur me disa risi, të cilat do tu mahnitin. Disa prej të cilave nuk janë ende ligjore në SHBA.
Ja cilat janë disa prej tyre:
Ekrani kryesor i BMV-së, i cili është FOB, është një ekran me ngjyra
Një informacion të bollshëm, i cili ka të bëjë me makinën mund ta shihni nga ky çelës FOB. Përdoruesi madje mund të ndezë dhe të ndalojë motorin duke përdorur këtë ekran të vogël.
Pjesa më e mirë e këtij ekrani është se ju nuk keni nevojë për tela për karikimin e tij, pasi në tastierë është vendosur një bllok wireless-i”.
Sistemi i makinës së re mund tu përgjigjet edhe gjesteve të thjeshta të dorës.
Kështu përshembull është shumë e thjshtë për të ulur apo ngritur volumin ose thjesht për ta fikur atë.
Ju gjithashtu do të jeni në gjendje për të parë një pamje 360 gradë të automjetit tuaj si edhe të rrethinave në kohë reale.
Sipas përfaqësuesit të BMV-së, makina ka qenë e pajisur me kamera.
Ajo ka kamera në pasqyrat anësore, dy kamera në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme.
Ajo ka tabletin e vet që e ka quajtur si “ Kontakti me prekje i BMV-së”
Tableti është prodhuar nga Samsung-u. Ajo mund të kontrollojë karakteristikat e makinës, që kanë të bëjnë me rehatinë, argëtimin dhe navigimin. Ajo gjithashtu është edhe një tabletë plotësisht funksionale edhe më vete.
Për më shumë privatësi ju mund të përdorni edhe opsionin e “mbrojtësit ndaj diellit”, i cili bëhet i mundur nga tableta.