Degjoni muziken e luajtur nga Organoja e Detit ne Zadar
“Organoja e Detit” është një objekt arkitektonik, i cili ndodhet në Zadar, Kroaci. Ai është një instrument eksperimental muzikor, i cili luan muzikë me anë të valëve të detit dhe tubave të vendosur nën një sërë shkallësh të mëdha mermeri.
Ai u ndërtua në përpjekje për të riparuar shkatërrimin e Zadarit gjatë luftës së dytë botërore. Organoja e detit ose “Morske Orgulje”, si e quajnë vendasit është projektuar nga arkitekti kroat Nikola Basic dhe u hap për publikun në vitin 2005.
Shkallët prej mermeri të bardhë, që të çojnë poshtë në ujë janë ndërtuar më vonë. Fshehur nën këto shkallë janë ndërtuar tuba prej polietileni, të cilët e kthejnë vendin në një instrument të madh muzikor, luajtur nga era dhe deti. Intensiteti i tingujve ndryshon në varësi të baticës, të forcës së ujit dhe madje edhe nga nga valët që shkaktohen kur aty kalon ndonjë anije apo tjetër mjet lundrimi. Valët bashkëveprojnë me “Orgnon e Detit” në mënyrë që të krijojnë tinguj të rastit por harmonikë. Vendi është shumë i vizituar nga turistët dhe vendasit.