×
Secondary Adv

Zvicra do te prezantoje autobusat pa shofer kete pranvere

Share on Google+

Makina autonome nuk janë limiti i makinës që pilotohet vetë. Autobusët, gjithashtu, do të përfitojnë nga hapa përpara që ka bërë kjo teknologji kohët e fundit.

Në pranverë të vitit 2016, dy automjete autonomë, të cilët do të bartin nëntë pasagjerë, do të levizin në rrugët e vjetra të qytetit Sion. Qëllimi i programit pilot është për të provuar qëndrueshmërinë e transportit të gjerë autonom publik, si dhe fakti që ai ofron kosto më të ulët dhe "rrezik minimal."CarPostal do të donte që shërbimin autonom të autobusave ta përhapte edhe në zona të thella të vendit. 

 

Autobusët do të jenë të verdhë dhe do të kenë dritare të mëdha, të cilat janë ideale që turistët të vëzhgojnë mjedisin e zonës  Sion. CarPostal, kompania lider në transportin publik në Zvicër, është duke filluar një program dy-vjeçar pilotimi autonom te autobusit në mënyrë që ata të njohin dhe të reagojnë ndaj pengesave, që mund të hasin dhe si të ndërveprojnë me sistemin ekzistues të transportit publik.

Kurse kompania BestMile ka zhvilluar një software për të kontrolluar automjetet autonome në të njëjtën mënyrë që një kullë kontrolli bën me një aeroport.  Ajo që pritet me shumë interes është sesi do të reagojnë banorët dhe vizitorët e Sionit në lidhje me autobusët autonomë. 


Më të lexuarat