×
Secondary Adv

Keto do te jene 10 ndertesat me te larta te 2016

Share on Google+

Mesa duket kohët e fundit beteja për të pasur ndërtesën më të lartë në botë është kthyer në një mani midis shteteve. Rekorde të tilla, që mbaheshin së paku për 30 vite sot po ia lenë vendin me shpejtësi njëra-tjetrës. Lista e mëposhtme, e cila paraqet rrokaqiejtë më të lartë në botë, është bazuar në të dhënat e Këshillit mbi Ndërtesat e Larta dhe Habitatit Urban, autoritet i njohur për vlerësimin dhe klasifikimin e tyre. 

 

Për vitin e ardhshëm 10 rrokaqiejtë e rinj më të lartë janë: 

 

1. Qendra Ndërkombëtare Xiamen në Xiamen, Kinë 

 

 

Ajo do të jetë 343.9 metër e lartë dhe do të ketë 81 kate. Vizitorëve do tu ofrojë një pamje panoramike të ishullit Xiamen dhe do të përfshijë brenda saj një hotel 45-katësh me 5 yje.

 

2. BLVD në Dubai

 

 

Ajo do të jetë 368 metër e lartë dhe do të ketë 72 kate. BLVD do të ketë dhoma hoteli luksoze dhe rezidenca. Kur të përfundojë ndërtimi i saj, ajo do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në qendër të qytetit Dubait.

 

3. Qendra ndërkombëtare tregëtare “Dalian”, në Kinë 

 

 

Ajo do të jetë  370.1 metër e lartë dhe do të ketë 86 kate.

 

4. Kulla Vostok në Moskë, Rusi 

 

 

Ajo do të jetë 373.7 metër e lartë dhe do të ketë 95 kate. Ndërtimi i saj mendohet të përfundojë  përfundimisht në vitin 2016, duke shënuar kështu edhe fundin e një procesi të viteve të gjatë të ndërtimit që filloi në vitin 2003. Kështu ajo do të jetë një nga ndërtesat më të larta në Euopë. 

 

5. Marina 101 në Dubai

 

 

Ajo do të jetë  426.5 metër e lartë dhe do të ketë 101 kate. Ndërtesa do të përbëhet nga një hotel më 300 dhoma në 33 katet e para, 45 katet e tjera do të jenë banesa dhe 20 katet e fundit do të jenë apartamente nga më të shtrenjtët në Dubai duke filluar nga 1.6 milin dollarë.

 

6. Kulla Wuhan në  Kinë

 

 

Ajo do të jetë  438 metër e lartë dhe do të ketë 88 kate. Forma aerodinamike e kullës është projektuar për të rezistencën e erës. 

 

7. Qendra Guangzhou e Financave, në Kinë 

 

 

Ajo do të jetë 530 metër e lartë dhe do të ketë 111 kate. Kjo qendër  do të jetë kulla e dytë që mbikëqyr lumin Pearl në Guangzhou. Ajo do të ketë sallë për konferenca, hotel, qendra tregëtare dhe zyra. 

 

8. Kulla Botërore “Lotte” në Seul, Korenë e Jugut 

 

 

Ajo do të jetë 554.5 metër e lartë dhe do të ketë 123 kate. “Lotte” do të jetë kulla më e lartë në gadishullin Korean, një titull i cili tani mbahet nga Hoteli Ryugyong i Koresë së Veriut. 

 

9. Goldin Financ 117 në Tianjin, Kinë  

 

 

Ajo do të jetë  596.5 metër e lartë dhe do të ketë 128 kate. Goldin Financ 117 kur të mbarojë së ndërtuari do të jetë kulla e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa në Dubai. 

 

10. Ping një qendër finance në Shenzhen, Kinë  

 

 

Ajo do të jetë 599 metër e lartë dhe do të ketë 115 kate. Sipas planit  origjinal ndërtesës do ti shtohetj një antenë 60 metër  duke e bërë ndërtesën më të lartë në Kinë. Por në shkurt 2015, antena u hoq për shkak se pengonte shigjetat e fluturimit. 


Më të lexuarat