Njihuni me Dragon, nendetesja personale, qe cdokush mund te lundroje
Nëndetësja “Dragon” ndërmerr lundrimin e saj të parë nënujor. Tani kontrollin e keni ju! Si pilot në një det pafund, tani ju keni lirinë për të hartuar planin tuaj personal dhe për të eksploruar një pjesë të planetit, që asnjë më parë nuk e ka parë.
Ajo është një nëndetëse elektrike personale e prodhuar nga kompania DeepFlight, e cila kushton rreth 1.5 milion dollarë. Ajo është shumë e thjeshtë për tu pilotuar, kështu që ju nuk keni nevojë për trajnim. Teknologjia që është përdorur për ndërtimin e “Dragon”-it është moderne dhe i jep mundësinë pronarit, që të monitorojë dhe menaxhojë funksione të rëndësishme.
Nëndetësja ka bateri të avancuara hekuri, fosfati dhe litiumi, të cilat i japin mundësi pilotit të lundrojë për gjashtë orë rrjesht dhe ka nevojë vetëm për dy orë karrikim. Lundrimi me këtë nëndetëse është i lehtë dhe i sigurt. Ajo i jep mundësinë pilotit të përcaktojë nivelin e thellësisë, ka furnizime ekstra me oksigjen në raste emergjence dhe kur humbet fuqinë noton në sipërfaqe.
DeepFlight ka hequr tani të gjitha barrierat që mund të pengonin operimin e një nëndetëse personale dhe tani krijimet e komanisë mund të përdoren në marinë dhe vendpushime në mbarë botën.