×
Secondary Adv

Hasbro krijon robotin real qe do tju beje shoqeri te moshuarve

Share on Google+

Hasbro ka krijuar një mace të vogël robotike, e cila duket si realiste. Qëllimi për ndërtimin e saj është tu sjellë të moshuarve rehati dhe shoqëri. 

 

Macet kushtojnë vetëm 99,99 dollarë dhe vijnë në tre stile të ndryshme: i bardhë, argjend dhe portokalli. Hasbro e përshkruan shoqërinë e maces si një përvojë shumë të bukur ku jep edhe merr pozitivitet. Pronari mund ta përqafojë dhe ledhatojë  macen, e cila përgjigjet e lumtur me levizjet dhe mjaullimën e saj.  Ajo është e pajisur me VibraPurr, i cili bën të mundur që reagimet e saj të duken sa më reale. Përvoja tregon se këto kafshë shtëpiake i sjellin lumturi pronarëve të tyre dhe lehtësim për kujdestarët. 

Ndërveprime të ndryshme do të sillnin reagimë të ndryshme te macja robot si përshembull: ledhatimi do të nxiste emocione pozitive, qetësi, gëzim dhe madje mund ta vendosë në gjumë.  Ajo përdoret gjerësisht nga të moshuarit, por jo vetëm. 


Më të lexuarat