A do te jete ky roboti i pare qe do te dergoje NASA ne hapesire?
Një “robot superhero” është duke u projektuar nga NASA për të ndihmuar astronautët në një mision në Mars.
Ai quhet Valkyrie, është 1.8 metër i lartë dhe peshon 125 kilogram. Ky humanoid për shumë vite ka qenë në zhvillim e sipër, por tani ka përfunduar. Nasa, së fundmi është bashkuar me dy universitete me qëllim zhvillimin dhe shkathtësimin e paisjes dhe inteligjencës artificiale për misionet në hapësire.
Prototipi i fundit, i cili quhet R5 i është dhënë Institutit të Teknologjise në Kembrixh dhe Universitetit Verilindor në Boston. Ata kanë stilin e “Iron Man” me një emblemë ndriçuese në kraharor dhe përmbajnë paisje lëvizëse lineare, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e belit. Burimi i tyre i energjisë vjen nga një bateri, që ndodhet në shpinë dhe zgjat rreth një orë.
Sensorët përfshijnë hidrolokator dhe LIDAR. Operatorët mund të shohin se çfarë është duke bërë Valkyries me anë të kamerave, që ndodhen në kokën, duart dhe në këmbët e tij. Më pas dy robotët ( R5 dhe Valkyries) do të konkurrojnë midis njëri-tjetërit, për provuar se ata kanë aftësinë për të mbijetuar në një mision në planetin e kuq, Mars.
Një robot mund të qëndrojë në vakumin e hapësirës për ditë, javë ose edhe për muaj me rradhë, kurse një njeri mund të qëndrojë për vetëm tetë ose nëntë orë.
“Në qoftë se një punë është e rrezikshme për njerëzit, atëherë ne mund ta lemë robotin të sakrifikohet dhe kjo është në rregull, pasi ai nuk është njëri dhe ne mund të ndërtojmë një tjetër, ndoshta edhe më të mirë”: tha Robert Ambrose nga “Johnson”qendër hapësinore e NASA-s.