×
Secondary Adv

Tjegullat diellore, e ardhmja e eko shtepive

Share on Google+

Tjegullat diellore janë një shpikje e re, të cilat mund tju ndihmojnë të kurseni energjinë dhe njëkohësisht të ulni faturat e energjisë elektrike. Energjia diellore mund tju ofrojë ngrohje për shtëpinë tuaj dhe pa shumë shpenzime. 

 

Të kesh një shtëpi të ngrohtë dhe ujë eshtë një problem i madh, i cili ka nevojë për një zgjidhje serioze. Ne duhet të mendojmë për mënyra të tjera për të sjellë ngrohjen në shtëpinë toë në vend të prerjes së pemëve apo prishjes së ekosistemit natyror.

Në të kaluarën këto sisteme diellore ishin shumë të shtrenjta, kështu që jo të gjithë mund ta përballonin çmimin për ta blerë dhe instaluar atë në shtëpinë e tyre. Por me kalimin  viteve kjo gjë ndryshoi. Njerëzit filluan ti përdornin ato në shtëpitë e tyre në çdo stinë të vitit. Këto pllaka diellore fotovoltaike jo vetëm duken më bukur, por janë edhe më të mira sesa panelet e vjetër mbi çatitë e shtëpive.

Ato janë bërë nga balta natyrore dhe në sipërfaqe kanë panele diellorë të vegjël, të cilët duhet të ekspozohen ndaj diellit. Instalimi i tyre është shumë i lehtë dhe japin një ënërgji të lartë.

 

Ka edhe pllaka diellore transparente, të cilat janë shumë estetike dhe rezistente ndaj të gjitha kushteve të motit. Ato janë të bëra nga materiale Plexiglas ose PMMA, i cili mundëson që rreth 90 për qind e dritës natyrale të hyjë në shtëpinë tuaj. 


Më të lexuarat