×
Secondary Adv

14 udheheqesit me te fuqishem ne bote

Share on Google+

Për të bërë këtë renditje janë vlerësuar 100 nga liderat më me ndikim në biznes, politikë, ekonomi dhe teknologji, të cilët me vendimet e tyre ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve dhe përcaktojnë fatin e kombeve të ndryshëm. Lista kryesohet nga presidenti Barak Obama, i ndjekur nga presidenti kinez Xi Jinping, presidentit rus Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Pjesa tjetër e lidërve është:

 

1.Benjamin Netanyahu

 

Ai është 66 vjeç, kryeministër i Izraelit. Në përgjithësi thuhet se Netanyahu ka bërë një punë të mirë për rritjen ekonomike të Izraelit dhe e ka vënë vendin në krye të përparimeve teknologjike dhe mjekësore. A i gjithashtu e ka menaxhuar mirë konfliktin izraelito-palestinez.  

 

2. Park Geun-hye

 

Ajo është 63 vjeç, presidente e Koresë së Veriut. Park Geun-hye është udhëheqësja e parë femër e vendit të saj. Kjo është një arritje e madhe duke marrë parasysh nivelin e lartë të pabarazisë gjinore aty.

 

3. Ali Khamenei

 

Ai është 76 vjeç, lideri suprem i Iranit. Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka qenë udhëheqës i Iranit që nga viti 1989. Ai është kundërshtuar i hapur i ndikimit të perëndimit në vendin e tij dhe Lindjen e Mesme. Gjithmonë ka përkrahur sloganin "Vdekje Amerikës" dhe e ka pozicionuar Teheranin edhe si një armik gjeopolitik dhe ideologjike të SHBA-së dhe Izraelit.

 

4. Mbreti Salman bin Abdulaziz al Saud

 

Ai është 79 vjeç, mbret i Arabisë Saudite. Salman bin Abdulaziz Al Saud mori fronin si mbreti i Arabisë Saudite pas vdekjes së gjysmë-vëllait të tij. Si udhëheqës i Arabisë Saudite, Mbreti Salman ushtron ndikim të jashtëzakonshëm mbi Lindjen e Mesme dhe rezervave masive të naftës të vendit të tij. 

 

5. Dilma Rousseff

 

Ajo është 67 vjeç, presidente e Brazilit. Dilma Rousseff është udhëheqësja e vendit më i madh në Amerikën Latine dhe e vendit me ekonominë e shtatë më të madhe në botë. Rousseff është kredituar me pothuajse zhdukjen e varfërisë ekstreme në Brazil gjatë mandatit të saj të parë duke ngritur pagë mujore për familjet në vështirësi.

 

6. Shinzo Abe

 

Ai është 61 vjeç, kryeministër i Japonisë. Ai është ne mandatin e tij të dytë dhe ka plane që të ta bejë Japoninë një nga vendet me teknologjinë më të zhvilluar në botë. Abe u bë kryeministri i parë japonez, i cili çon përpara bisedimet mbi Partneritetin Trans-Paqësor një marrëveshje tregëtare, që do të bashkojë kombe si:  Australinë, SHBA-në, Japoninë, Meksikën dhe Vietnamin.

 

7. Francois Hollande

 

Ai është 61 vjeç, president i Francës. 12 muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për të, është marrë me sulme të shumta terroriste në Paris, rriti rolin e Francës në luftën kundër ISIS dhe ndërmori reforma të politikës sociale në vend si rritja e moshës së pensionit për punëtorët e sektorit privat.

 

8. David Cameron

 

Ai është 49 vjeç, kryeminister i Britanisë së Madhe. Në mandatin e tij të dytë David Cameron e ka forcuar pozitën e tij lidhur me negociatat me BE-në. Ai u takua me Mbretëreshën Elizabeth pas zgjedhjeve për të folur për planin e tij për pesë vitet e ardhshme, të cilat, përveçse rinegocionin kushtet e vendit të tij me BE-në, përfshinin edhe një plan për të goditur emigracionin.

 

9. Papa Francis

 

Ai është 78 vjeç, papë në Vatikan. Udhëheqësi i besimit katolik, i cila ka më shumë se 1 miliard ndjekës në mbarë botën.Ai ka shprehur hapur pikëpamjet e tij progresive në çështjet publike sesa papët e tjerë. Shumë amerikanë katolikë parashikojnë se brenda 35 viteve të ardhshme kisha do të lejojë martesën e priftërinjve dhe do të njohë martesat mes njerëzve me gjini të njëjtë.  

 

10. Narendra Modi

 

Ai është 65 vjeç, kryeministër i Indisë. Tani në vitin e tij të dytë si kryeministër i Indisë, Narendra Modi ka ndërmarrë për të përmirësuar jetën e 1.2 miliardë njerëzve që përbëjnë demokracinë më të madhe në botë. Në maj, ai njoftoi planet për reformimin dhe modernizimin e sektorëvetë qeverisë dhe biznesit duke zbatuar taksën e shitjes uniforme dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte në Indi.

 

11. Angela Merkel

 

Ajo është 61 vjeç, kancelare e Gjermanisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel konsiderohet si një lidere e fortë dhe e domosdoshëm në Evropë. Ajo është përballur me një mori sfidash gjatë qëndrimit të saj dhe përsëri ka dalë në krye. Nga duart e saj, Gjermania qëndron mbi pjesën tjetër të Evropës me një ekonomi të fortë dhe shkallë të ulët papunësie.

 

12. Vladimir Putin

 

Ai është 62 vjeç, president i Rusisë. Putin është i vendosur të ringjallë Rusinë si një superfuqi. Në vitin e kaluar, ai mbështeti një kryengritje pro-ruse në lindje të Ukrainës dhe filloi një operacion ushtarak në mbështetje të Sirisë Bashar al-Asad. Në takimin vjetor të OKB-së në fund të shtatorit, Putin ka kritikuar Obamën, duke pohuar se ndërhyrjet amerikane kanë dështuar në Lindjen e Mesme, duke krijuar një strehë për ekstremistëve dhe terroristëve.

 

13. Xi Jinping

 

Ai është 62 vjeç, president i Kinës. Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, është quajtur nga shumë njerëz si lideri më i fuqishëm kinez që nga periudha e Mao Ce Dunit. Xi ka përmbushur një kusht për të zhvilluar një fushatë të gjerë antikorrupsion brenda vendit dhe ka hetuar qindra e mijëra njerëz, midis tyre edhe zyrtarë të lartë. Megjithëse kohët e fundit ekonomia kineze ka disa probleme përsëri FMN e rendit atë në shoqërite elitë.

 

14. Barack Obama

 

Ai është 54 vjeç, president i SHBA-ve. Presidenti Barack Obama është njeriu, që kryeson listën e njerëzve me më ndikim në botë.  Ai është kujdestar i ekonomisë dhe ushtrisë më të fuqishme të planetit. 


Më të lexuarat