Europa është një nga hënat më të vogla dhe më të largëta të sistemit tonë diellor. Ajo kosiderohet edhe si ndër vendet me më shumë mundësi për të gjetur jetë në sistemin tonë diellor.
Plani i NASA-s për të udhëtuar në hënën e Jupiterit ishte një ide e vjetër, por ajo nuk ka mundur ta realizojë atë për shkak të mungesës së buxhetit. Mirëpo, më në fund kjo po bëhet realitet. Në këtë mision NASA do të financojë rreth 2 miliard dollarë.
Sipas astronomëve, imazhe nga teleskopi hapsinor Hubble kanë treguar se në në hemisferën jugore të hënës ka oksigjenit dhe hidrogjen. Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për shtëllunga uji, atëhere do të rriteshin shpresat se në nën sipërfaqe të "Europa-s" ka ujë. Ajo e ka sipërfaqen e akullt, por shkencëtarët kanë dyshime të forta se nën shtresën e akullit ka ujëra oqeanike. Mendohet se këto ujëra ndodhen rreth 50 kilometra nën shtresën e akullit.
Nëse e gjithë kjo del e vërtetë, atëherë ka edhe mundësi që aty të zhvillohet jetë. NASA do të përpiqet të depërtojë në thellësi të akullit me qëllim, që të analizojë mostrat e ujit dhe për të kuptuar nësë në hënën e Jupiterit ka jetë.