Makinat ekologjike, mjetet e ardhshme te transportit
Para shumë vitesh, mendimi për një makinë ekologjike dukej si fantashkencë. Por me zhvillimin e teknologjisë tani ajo është bërë realitet. Shtetet e industrializuara, si SHBA-të, Kina apo Gjermania kanë ndërtuar prototipet e para të automjeteve me hidrogjen, elektricitet apo karburante jo ndotëse.
Por, cilat janë disa nga tipet e automjeteve që priten të pushtojnë rrugët e botës në një të ardhme jo të largët?
Një tip i tillë janë makinat hibride, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen. Ato kanë të kombinuar motorin me djegie të brendshme dhe një motor elektrik, duke rritur kështu eficencën e përdorimit të karburantit, e duke ulur shkarkimet e gazeve. Kur makina ka ndaluar, motori fiket automatikisht, ndërsa kur është në lëvizje, energjia kinetike përdoret për të ngarkuar baterinë.
Së fundmi kompania Moovel ka nisur një projekt, i cili quhet "Green Skin". Automjeti Smart Fortëo, në pjesën e jashme është mbuluar me bar, i cili është rezistent ndaj kushteve të motit. Kjo makinë e gjelbër mund të heqë nga ajri shtatë kilogram CO2 çdo vit. Ajo do të jetë në rrugët e qytetit gjerman të Shtutgartit përreth një muaj. Sipas kompanisë kjo do të përmirësojë performancën mjedisore të makinave.