Kjo eshte paisja magjike qe u shpeton nga gerhitjet
Gërhitja gjatë natës është një shqetësim për të gjithë, e sidmos kur jemi të detyruar të ndajmë dhomën me dikë, që gjatë gjithë natës bënzhurmë. Por duket se zgjidhja ka ardhur.
Pas përpjekjeve të shumta të pasuksesshme, të tilla si maska, ilaçe apo ngjitës për të lehtësuar gërhitjen, kjo paisje e re duket se është me të vërtetë premtuese. Ajo quhet “Nora”, e prodhuar nga një kompani në San Francisko, Kaliforni.
Pas kërkimeve intensive për risitë më të fundit në fushën e mjekësisë dhe teknologjisë ekipi i Nora-s filloi zhvillimin e një fushate të suksesshme për të financuar prodhimin e saj. Produkti përfundimtar është mjaft i thjeshtë: ai përbëhet nga një pajisje, e cila vendoset poshtë jastëkut para se të flemë dhe një aplikim, i cili duhet të jetë i instaluar në telefonin tuaj.
'Nora' funksionin në mënyrë praktike dhe inteligjente. Një pjesë e saj futet poshtë jastëkut, e nëse dëgjohen zhurma ajo bën të mundur që të ndryshojë pozicionin e kokës së personit, që gërhet duke e eleminuar zhurmën.
Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të kontrolloni cilësinë e gjumit tuaj në informacionin statistikor përmes aplikimit.