Secondary Adv

Ndertesa me e larte ne bote do te ndertohet ne Irak

Share on Google+

Kur sheh ndërtimet, që ka bërë dora njerëzore është e pamundur të mos ngelesh gojëhapur, sidomos kur arrijnë përmasa kaq të mëdha. Momentalisht, ndërtesa më e lartë në botë ndodhet në Dubai, Burj Khalifa plot 828 metër e lartë. Por së shpejti ajo do të zëvendësohet nga një tjetër kullë. Cila është ajo?

 

Kulla më e lartë në botë do të ndërtohet në Basra, Irak. Ajo quhet “Nusja” dhe është 1152 metër e lartë. Ajo u dizenjua nga studioja arkitektonike AMBS, e cila dizenjoi edhe bibliotekën e parë të ndërtuar në Irak që prej vitit 1970. 

Nusja përbëhet nga katër kulla të bashkuara, të cilat janë të lartësive të ndryshme. Ajo do të jetë e mbuluar nga një tendë prej xhami, e cila do të ofrojë hije edhe në nivelet më të ulëta. Ky fakt është vlerësuar shumë, pasi në Basra temperaturat gjatë ditës në verë arrijnë deri në 50°C. 

 Duke shfrytëzuar energjinë e bollshme diellore “Nusja” do ta prodhojë vetë gjithë energjinë që konsumon. Ajo do të ketë kate me zyra, hotele, banesa, qendra tregëtare, parqe dhe kopështe. 


Më të lexuarat