×
Secondary Adv

10 planetet ku mendohet se ka jete

Share on Google+

Në mënyrë që një planet të jetë i banueshëm ose mikpritës për jetën, ai duhet të përmbushë disa kritere. Të tilla si : ai duhet të ketë distancën e nevojshme nga një yll tjetër, duhet të ketë madhësinë e duhur, një qendër prej metali të shkrirë dhe  duhet të jetë shkëmb.

 

Deri tani, natyrisht nuk ka asnjë mënyrë që ne mund të udhëtojmë në këto planete, sepse ata janë vite dritë larg dhe për të udhëtuar vetëm një vit dritë do të na duhen rreth 80.000 vjet me teknologjinë aktuale. Por, me ndryshimet që po ndodhin me udhëtimet në hapësirë ne mund të shkojmë një ditë aty.  

 

Ja cilët janë planetët ku dyshohet se ka jetë:

 

1. Kepler 283c

Kepler 283 është një yll, i cili ndodhet 1,700 vite dritë larg nga Toka. Ai është pak më i madh se gjysma e gjerësisë së diellit tonë dhe hulumtuesit besojnë se ka dy planetë që orbitojnë yllin. Kepler-283b është shumë i nxehtë dhe si rrjedhojë nuk mund të ketë ujë.

 

2. Kepler 438b

Ai është rreth 470 vjet dritë larg nga toka dhe orbiton një ylli të vogël të kuq, i cili është më i vogël se dielli ynë. Planeti është rreth 12 për qind më i madh se Toka dhe merr 40 për qind  më shumë nxehtësi për ngrohje. Kepler-438b rrotullohet rreth yllit të tij çdo 35 ditë, që do të thotë se një vit në këtë planet kalon 10 herë më shpejt se në tokë.

 

3. Kepler-442b

Kepler 442b është rreth 1.100 vjet drite larg. Shkencëtarët janë 97 për qind i sigurt se Kepler-438b është zonë e banueshme e sistemit dhe orbiton rreth një ylli të kuq çdo 112 ditë. Planeti ka një sipërfaqe më të mëdha se Toka dhe merr rreth më shumë rreze dielli, gjë që tregon se ka një temperaturë mesatare 0 gradë. Ekziston edhe një mundësi se 60% e planetit është shkëmbor, e cila është e domosdoshme për të pasur jetë.

 

4. Gliese 667 Cc

Ai është rreth 22 vite dritë larg. Planeti është rreth 4.5 herë më i mëdh se Toka dhe orbiton rreth yllit të tij për 28 ditë. 

 

5. HD 40307g

HD 40307 është një yll i vogël portokalli, i cili është më i madh se një yll i kuq, por më i vogël se një yll i verdhë. Ai është rreth 44 vite dritë larg nga ne. 40307 HD g është rreth shtatë herë më i mëdha se Toka, duke e bërë atë një super-Tokë. 

 

6. K2-3d

K2-3, i njohur gjithashtu si EPIC 201367065, është rreth 150 vite drite larg. Ai orbiton për 44 ditë rreth një ylli të kuq, i cili është sa gjysma e madhësisë së diellit tonë. Exoplaneti është 1.5 herë më i madh seToka.

 

7. Kepler-62e and 62f

  

Ata ndodhen mbi 1200 vite dritë larg dhe orbitojnë në të njëjtin yll. 62e është rreth 1.6 herë më i madh se madhësia e tokës dhe orbiton rreth yllit të tij çdo 122 ditë, kurse 62f është më i vogël, rreth 1.4 herë më i madh se toka dhe rrotullohet rreth yllit çdo 267 ditë. Hulumtuesit besojnë se për shkak të kushteve, ka një mundësi të mirë që aty të ketë ujë ose të jetë i mbuluar plotësisht nga uji. 

 

8. Kapteyn b

Planeti, është shumë afër Tokës vetëm 13 vite dritë larg dhe ka një vit që zgjat 48 ditë. Ai është rreth 11.50 miliardë vjet i vjetër. Kjo do të thotë se është formuar vetëm rreth 2.3 miliardë vjet pas Big Bengut dhe kjo do të thotë që është 8 miliardë vjet më i vjetër se Toka.

 

9. Kepler-186f

Ai mendohet se është exoplanet i parë që ka pasur jetë dhe u zbulua në vitin 2010. Shpesh atë e quajnë si "kushëriri i Tokës", për shkak të ngjashmërive mes tyre. Kepler-186f është rreth 490 vite dritë larg dhe ka një sipërfaqe reth 10 herë më të madhe se toka. Shkencëtarët besojnë se është e mundur se ka ujë në sipërfaqe. Ata gjithashtu besojnë se, si Toka, ky planet do të jetë prej hekuri, shkëmbi dhe akulli.

 

10. Kepler 452b

Ndodhet rreth 1400 vite dritë larg dhe planeti është rreth 60 për qind më i mëdh se Toka. Sipas gjeologëve, atmosfera e planetit është ndoshta më e trashë se ajo e Tokës dhe ndoshta aty ka vullkane aktive. Ai orbiton rreth yllit të tij për 385 ditë. Ai u formua rreth 6 miliardë vjet më parë, duke e bërë rreth 1,5 miliard vjet më të vjetër se Toka. 


Më të lexuarat