×
Secondary Adv

Megafoni qe perkthen automatikisht tri gjuhe te ndryshme

Share on Google+

Gjigandi i prodhimeve elektronike Panasonic ka krijuar një megafon që përkthen fjalë apo fjali nga një gjuhë në tjetrën në kohë reale. 

 

Ai është quajtur “Megaphoneyaku”, një kombinim i fjalës megafon dhe fjalës japoneze “përkthim”.Ai aktualisht është duke u testuar në Aeroportin ndërkombëtar ‘’Narita’’ të Tokios, për të ndihmuar stafin të informojë më mirë udhëtarët e huaj. 

Kur përdoruesi flet në megafon atëherë fjala automatikisht përkthehet në gjuhën angleze, kineze dhe koreane. Panasonic vendosi të krijojë një pajisje të tillë pas përmbytjeve që ndodhën në vitin 2014, kur stafi i një aeroporti e kishte të vështirë të komunikonte me udhëtarët e huaj. 

Stafi mund të thotë fraza të tilla si: autobusi juaj do të mbërrijë së shpejti në japonisht dhe këto pastaj do të konvertohen në gjuhë të tjera. Përdoruesit gjithashtu mund të zgjedhin cilën gjuhë ata duan për të përkthyer fjalët e tyre mjafton vetëm një prekje në krye të pajisjes.


Më të lexuarat