Harrojeni Wi-Fi, teknologjia e re Li-Fi eshte e ardhmja e internetit
Në një të ardhme të afërt do të na duhet të braktisim Wi-Fi-n në favor të Li-Fi-t, një teknologji alternative me shpejtësi 100 herë më të shpejtë sesa Wi-Fi.
Shumë ekspertë mendojnë se Li-Fi do të jetë e ardhmja e internetit falë reduktimit të kostos, dhe eficiencës së madhe në përdorim në krahasim me Wi-Fi-in tradicional. Deri tani ajo është testuar vetëm në laborator, por shkencëtarët së fundmi e kanë instaluar atë edhe në botën reale dhe rezultatet janë të mahnitshme. Li-Fi u krijua për herë të parë në vitin 2011 nga Harald Haas në Universitetin e Edinburgut. Duke qënë se ajo është më e shpejtë është edhe më e sigurt dhe e besueshme.
Li-Fi transmeton internet duke përdorur dritën. Shkencëtarët anlgez thonë se ajo e transmeton sinjalin e internetit rreth 250 herë më shpejt se Wi-Fi. Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda.
Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi, të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite, që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.
Ajo hap dyert për zhvillimin e teknologjive të reja në kushte shtëpiake. Në të ardhmen llampat që ndriçojnë ambjentet e shtëpisë, pse jo mund për përdoren edhe për të shpërndarë internet.