Aeroporti i Amsterdamit është një nga më të mëdhenjtë e me më shumë trafik në të gjithë Evropën, me rreth 40 milionë pasagjerë në vit.
Kështu që, nëse e gjeni veten të humbur kërkoni për robotin “Spencer”, pasi ai do t’ju drejtojë për tek destinacioni i duhur. Projekti për krijimin e këtij roboti u udhëhoq nga profesori Achim Lilienthal, një shkencëtar kompjuterash në Universitetin Örebro, në Suedi.
Spencer është i pajisur me një hartë të aeroportit dhe me lazer për të studiuar ambjentin rreth e rrotull tij si edhe për të dalluar pengesat e ndryshme. Ai mund të furnizohet me shumë informacion dhe mund të flasë në disa gjuhë të huaja. Hulumtuesit kanë krijuar disa software për të ndihmuar robotin të kuptojë sjelljen njerëzore. Ai do të testohet për herë të parë në muajin mars në aeroportin “Schiphol.”
Linja ajrore holandeze ka investuar në krijimin e këtij roboti, i cili ndihmon si udhërrëfyes, kështu pasagjerët nuk do të humbasin fluturimet e tyre.