Secondary Adv

15 Kepucet me te shtrenjta qe jane prodhuar ndonjehere

Share on Google+

Deri më sot, mendohej se këpucët Christian Louboutin ishin më të shtrenjtat të podhuara ndonjëherë. Por, çmimi i tyre mund të quhet “modest”, në krahasim me çmimin e këpucëve, që do ju prezantojmë në listëën e mëposhtme. 

 

Disa nga këpucët më të shtrenjta të prodhuara ndonjëherë janë:

 

1. Nike Paranorman Foamposite

Në vitin 2012, Nike prodhoi një sërë atletesh jashtëzakonisht të rralla. Ajo prodhoi vetëm tetëqind çifte. Ato ishin të errëta dhe me shkëlqim tek thembra. Tani ato mund të gjenden vetëm në eBay dhe vende të tjera të ngjashmeme me një çmim rreth 3 000 dollarë.

 

2. Nike Dunk Paris Edition

Ato u prodhuan në vitin 2003 në Paris. U prodhuan më pak se 200 palë këpucë, secila me një dizanj unik të frymëzuar nga piktori francez Bernard Buffet. Dikur një palë prej tyre ishin vendosur në shitje në eBay për rreth 15 000 dollarë.

 

3. Air Jordan Retro II “The Way I Am”  

Slim Shady njihet si tifoz i këpucëve Nike dhe Air Jordan II. Ato u prodhuan në vitin 2008, vetëm 313 palë. Këto atlete kushtojnë rreth 3 500 dollarë.

 

4. Christian Louboutin Crystal High Tops 

Ato u dizenjuan nga Christian Louboutin, dizenjues i famshëm francez për këpucë burrash dhe grash. Disa prej tyre janë të zbukuruar me kristale Swarovski. Ato kushtojnë rreth 5 000 dollarë, por më shumë ngjajnë me një vepër arti sesa me një palë këpucë.

 

5. Rick Owens Chrome Hearts Geo

Dizenjuesi amerikan i këpucëve Rick Owens, ka në biznes për më shumë se 20 vjet dhe prodhon disa nga llojet e atleteve më të kërkuara në SHBA. Ndërsa këpucët normale Geobasket shkojnë nga 1 000 dollarë  deri 3 000 dollarë.  

 

6. Air Jordan V Retro T23 Tokyo

Këto atlete u prodhuan për turneun e basketbollit të Tokio-s në vitin 2011. Kohët e fundit ato janë shitur për rreth 5 000 dollarë. 

 

7. Gold Nike Dunks

Ato u prodhuan në vitin 2015. Gold Nike Dunks janë prej ari  24 karat dhe në shitje kanë qenë vetëm pesë palë prej tyre. Rreth dy vjet më parë ato kushtonin rreth 6 000 dollarë, kuse sot çmimi i tyre është rritur.

 

8. Air Yeezy II Red October

Dizenjuesi i tyre është Kanye West, i cili në bashkëpunim me Nike prodhoi këto këpucë tërësisht të kuqe. Ato janë të këndshme dhe janë shitur në vetëm njëmbëdhjetë minuta në eBay më një çmim nga 6 000 në 12.000 dollarë.

 

9. Air Jordan XI Blackout

Ato u prodhuan për herë të parë në vitin 2012 dhe janë krejtësisht të zeza. Thuhet se dikush i bleu ato për më shumë se 11 000 dollarë.

 

10. Undefeated Air Jordan 4

Për dizenjimin e tyre u bë një bashkëpunim me markën Air Jordan. Dizajni doli në vitin 2005, dhe u prodhuan vetëm 79 çifte duke i bërë ato edhe më të veçanta. Në vitin 2014, një palë prej tyre u shitën për një çmim rreth 15 000 dollarë.

 

11. Nike Air Mag

Kjo linjë këpucësh u frymëzua nga Linja filmi "Back to the Future" dhe janë ndër llojet e atleteve më të dashura aty. Paratë e grumbulluara nga shitja e këtyre këpucëve u dhuruan për fondacionin “Michael J. Fox”, i cili bën kërkime për sëmundjen e parkinsonit. Shumica e tyre janë shitur në internet nga 2 000 dollarë deri në 9 000 dollarë, por thuhet se reperi Tinie Tempah ka blerë një palë të tilla për  37 500 dollarë.

 

12. Drake’s Air Jordan OVO

Një nga produktet më të dashur të Air Jordan është Ovës. Disa vite më pare reperi Drake i dhuroi një palë të tilla një prej fansave të tij, por ky i fundit i shiti ato për 20 000 dollarë. Në janar të vitit 2014 vjen dhe oferta më e lartë për shitjen e tyre, plot 100 000 dollarë.

 

13. Diamond Air Force 1

Reperi amerikan Big Boi ka një vlerësim të dukshëm për këpucët e bukura dhe gurët e çmuar. Këpucët më të fundit, që u prodhuan për të kishin vlerën e 50.000 dollarëve.

 

14. Silver Air Jordan 1

Ato u shitën në vitin 2011 në ebuy për 60 000 dollarë. 

 

15. Flu Game Air Jordans

Prodhimi i tyre lidhet me një ndeshje basketbolli gjatë finaleve të NBA në vitin 1997, e cila mbahet si legjendë në historinë e sportit. Ato kanë qënë këpucët e Michael Jordan dhe u shitën në 2013 për 104,765 dollarë.


Më të lexuarat