Si ndikon drita e smartphon-it ne trurin dhe trupin tuaj
Përdorimi i pajisjeve teknologjike në jetën e përditshme janë një ndihmesë e madhe për ne. Por, koha që shpenzojmë si dhe mënyrat e përdorimit të tyre nuk janë pa ndikim. Sidomos nëse kuptoni ndikimin negativ që mund të kenë në jetën tonë kur përdoren në mënyrën e gabuar.
Studime të ndryshme tregojnë se si përdorimi i gabuar i pajisjeve elektronike me ekran (celularë, tablet, laptop, etj.,) ndikojnë negativisht në proceset biologjike, që lidhen me gjumin, si dhe vetë mirëqenien tonë mendore dhe fizike. Ajo mund të jetë e vështirë për të ndaluar, por përdorimi i telefonit tuaj gjatë natës është një ide e keqe. Ekranet smartphon-eve lëshojnë një dritë blu të ndritshme, e cila natën e huton trurin tuaj pasi ajo imiton shkëlqimin e diellit. Kjo bën që truri të ndalojë prodhimin e melatoninës, hormoni, që i jep sinjalin trupit tuaj kur është koha për të fjetur.
Drita e reflektuar krijon efektin e kundërt të gjumit. Ajo e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës, që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë. Kështu ju nuk ngopeni mjaftueshëm me gjumë dhe kjo më vonë mund të sjëllë probleme shëndetësore serioze.