Javen e ardhshme fillojne punimet per ndertimin e kulles me te larte ne bote
Gjëra të mëdha po vijnë nga Arabaia Saudite, dhe kur themi të mëdha, janë me të vërtetë gjigante. Javën e ardhme pritet që të fillojnë ndërtimet për kullën më të lartë në botë, e cila do të jetë edhe 175 metër më e lartë se “ Burj Khalifa” në Dubai.
Ndërtesa është në fazën e parë të ndërtimit në qytetin bregdetar të Jedahut. Ajo është 1000 metër e lartë dhe ka një sipërfaqe prej 520 mijë metër katror. Ajo është projektuar nga studioja arkitektonike Jeddah Economicdhe dhe ka një vlerë 1.9 miliard euro.
“Vizoni ynë për ndërtesën Mbretërore është ai që përfaqëson shpirtin e ri të Arabisë Saudite”, tha një prej udhëheqësve të kompanisë, i cili ka bërë dhe dizajnin e ndërtesës. Kulla do të përmbajë katër hotele sezonale, zyra dhe pika vëzhguese.
Për ndërtimine saj thuhet se do të përdoren rreth 80 mijë ton çelik. Ajo simbolizon mbretërinë si udhëheqëse të rëndësishme globale në biznes dhe kulturë, si dhe demonstron fuqinë dhe kreativitetin e njerëzve të saj.