Secondary Adv

Ja si do te jene vendet e punes ne te ardhmen

Share on Google+

Marka norvegjeze e mobiljeve “Hag” ka pyetur njerëz të grupmoshës nga 16-18 për të zbuluar se si e imagjinojnë ata vendin e punës në të ardhmen. 

 

Disa nga idetë, që u thanë aty përfshinin tavolina tabletë ndërvepruese, të cilat kthehen në shtretër, dhoma virtuale reale etj. Katër temat kryesore, që dolën nga diskutimi ishin në lidhje me shëndetin, mjedisin, teknologjinë dhe hapësirat e punës. Shumë prej prej nxënësve theksouan nevojën për relaksim. Kjo përfshintë krijimin e një 'dhome pushimi' të nëndheshme, e cila përmbante një plazh dhe pishinë, një 'zonë Netflix', dhe holograma, të cilat mund të projektojnë një mjedis të qetë në muret e zyrës.

Dizajni gjithashtu përfshin një qendër shëndetësore, palestër, kopështe, që u lejojnë punetorëve të bëjnë drekën me prdukte të freskëta si edhe një kuzhinë të stilit “bake off”, ku ata mund të gatuajnë të gjithë së bashku. 

Interesnt ishte fakti se ata nuk e përkrahin trendin aktual të të hapsirave të përbashketa të punës, por kërkonin një kombinim midis zonave të izoluara dhe atyre të hapura dhe sociale.


Më të lexuarat