Secondary Adv

Dhoma futuristike Oak, e ardhmja e modes

Share on Google+

Teknologjia po zhvillohet gjithmonë e më shumë dhe si rrjedhojë edhe ndikimi që ka në jetën tonë është i madh. Ajo po ndryshon mënyrën se si ne jetojmë, si vishemi, si edhe mënyrën se si sillemi dhe veprojmë në jetën e përditshme.  

 

Dhoma futuristike “Oak” është një risi në fushën e modës e sjellë nga dizenjuesi i veshjeve Ralph Lauren. Ajo është një mënyrë unike dhe e shkëlqyer për të përzgjedhur dhe për të provuar veshje të ndryshme.  

Kjo dhomë ka një një pasqyrë interaktive me prekje, që blerësit mund ta shfrytëzojë për të kërkuar artikuj të ndryshëm. Madje dikush edhe mund të kërkojë ndihmë nga një asistent i shitjes me pakicë, i cili do të dërgohet direkt në dhomën tuaj të provës.  

Këto dhoma unike mund të gjenden te “Fifth Avenue” dyqan i Ralph Lauren, ndërkohë që në një të ardhme të afërt do të hapen të tjera si ato.


Më të lexuarat