Kërkuesit japonezë kanë krijuar një hologramë, e cila mund të preket nga njeriu. Ajo quhet “Fairy Lights” dhe mund të shërbejë si fillimi i zhvillimit të një teknologjie, ku njerëzit mund të ndërveprojnë me hologramin.
Kjo mund të jetë shumë e dobishme në fushën e mjeksisë, ku teknologjia hologramike është përdorur për të demostruar procedura të caktuara. Ato janë krijuar duke përdorur lazer femtosekond, i cili mund të emetojë dritë në formë 3D. Studiuesit kanë thënë se ky lazer mund të prodhojë impulse me frekuencë të lartë, nga 1,000 deri në 200,000 impulse në sekondë në varësi të llojit të tij.
“Jeta e përditshme e njerëzve mund të ndryshojë nëse përdorim një lazer të madh në një hapësirë të madhe, ku njerëzit mund të ndërveprojnë me të dhe të shikojmë gjithashtu se si mund ta përdorim atë në situata ku komunikimi tre dimensional është i nevojshm si: në fushën e ndërtimit ose atë të mjekësisë”: tha një nga studiuesit e projektit Yoichi Ochiai.
Teknologjia, që është përdorur më parë për të krijuar holograma të prekshme kanë djegur lëkurën.