LG krijon televizorin e pare 111 inc 4K, me dy ekrane
Disa javë më parë, LG ka treguar synimet e saj për t'u bërë një udhëheqëse botërore në teknologjinë OLED. Gjigandi korean i teknologjisë LG ka prezantuar projektin më të fundit të televizorit të së ardhmes, i cili të jep mundësinë të shohësh dy programe të ndryshme në të njëjtën kohë.
Kompania ka investuar për këtë projekt rreth 8.5 miliard dollarë. Dy prototipet e para u prezantuan gjatë një panairi në Berlin. Ky tv OLED do të vijë në dy madhësi, 111 dhe 55 inç, të dy të përkulshëm, ndërsa është vetëm 5.3 mm i hollë. LG synon që, ky projekt ende në zhvillim, të tërheqë vëmendjen e firmave të mëdha të marketingut, pasi në ambientet e shtëpisë është disi i vështirë për t’u vendosur.
Duke folur për të ardhmen e televizorëve, një përfaqësues i kompanisë tha: “Nuk kam pikën e dyshimit se, duke marrë parasysh avancimin e paramentareve, performacën superiore dhe fleksibilitetin etj, teknologjia OLED është gjenerata e së ardhmes.
Ai mund të përdoret në vende publike ose shkolla, ku ekrani në të dyja anët do t’iu japë mundësi të gjithë nxënësve të ndjekin mësimin nga televizori.