Secondary Adv

Se shpejti fillon ndertimi i hotelit te pare nenujor ne bote

Share on Google+

Së shpejti ju mund të keni mundësinë të përjetoni jetën nënujore, vetëm duke bërë një prenotim në një hotel futuristik në thellësi të oqeanit.

 

Ai do të ofrojë një panoramë të botës nënujore dhe do të vendoset 8.5 metër nën sipërfaqen e oqeanit. Dizenjuesit shpresojnë të ndërtojnë hotele nënujorë vetëfunksionues, që të joshin turistë nga e gjithë bota. Qëllimi filantropik i këtij projekti është të restaurojë shkëmbinjtë koralorë, të cilët janë të rrezikuar prej shumë kohësh.

Hoteli do të ndërtohet në Karaibe dhe kushton rreth 20 milion dollarë. Ai do të ketë 12 dhoma dhe nësë njerëzit dëshirojnë mund të blejnë një njësi të vetme të tij, e cila kushton vetëm 3 milion dollarë. 

Hoteli është klasifikur si një anije për shkak se ai mund të lundrojë në ujërat e oqeanit duke përdorur teknologjinë elektromekanike shtytëse. Kjo bëhet me qëllim për të shmangur stuhitë apo uraganet.


Më të lexuarat