Ulo, kukuvajka qe mbron shtepine tuaj nga hajdutet
Një projektues francez përdori imazhin e kukuvajkës për të krijuar një sistem monitorimi interaktiv për shtëpinë tuaj, i cili mund të përdoret kudo në botë.
Kukuvajka mund ta kthejë kokën deri në 270 gradë dhe kjo e lejon të shohë pothuajse gjithçka rreth e rrotull saj. Ajo quhet “Ulo” dhe është një kamer survejimi, e cila lidhet me telefonin tuaj celular dhe komunikon me anë të shprehjes së syve. Pajisja ka një pasqyrë të dyanëshme, e cila duket si sqep. Ajo përdor dy ekrane të mëdha LCD ose sytë për të shprehur atë që mendon ose atë që dëshiron tu tregojë.
Ngjyrën, formën dhe madhësinë e syve të Ulo-s mund ti personalizoni nëpërmjet faqes të internetit të kompanisë ose aplikacionit në celular. Nësë ndodh që Ulo të jetë duke fjetur, kjo do të thotë që bateria është e ulët nën 10 për qind. Pajisja është e papërshkueshme nga uji, pra ajo mund të përdoret në ambjentë të jashtme apo të brendshme, me temperatura nga -10 deri në 50 gradë celsius.
Kamera aktivizohet duke i dhënë Ulo-s një trokitje të lehtë mbi ballë dhe bateria zgjat deri në një javë. Ulo gjithashtu përputhet me IFTT, e cila lejon disa pajisje apo shërbime të internetit të shkaktojnë disa funksione. Për shembull, në qoftë se jashtë fillon të bjerë shi Ulo shfaq një fytyrë të mërzitur ose nëse në kalendarin tuaj ka një ditëlindje ajo do të bëjë një shprehje të lumtur dhe në qoftë se në ajër ka polen sytë e Ulo-s do të bëhen të kuq.
Ajo kushton 110 dollarë dhe pritet të dalë në treg në fillim të nëntorit 2016.