Liqeni Chagan është krijuar si rezultat i një shpërthimi termo-bërthamor, që ka ndodhur në vitin 1965 në Semey, Kazakistan.
Në fillim ajo ishte një gropë me thellësi rreth 178 metra në shtratin e lumit Chagan dhe kur ndodhi shpërthimi u krijua një krater 400 metra i gjerë dhe 100 metra i thellë si edhe një kanal, i cili lejon që ai të mbushet me ujë.
Uji në Liqenin Chagan është i ndotur dhe tepër radioaktive, gati njëqind herë më shumë se normat e lejuara. Aty nuk ka peshq, as kafshë të egra, as zogj dhe nga uji vjen një erë e neveritshme. Ai ndryshe njihet me emrin Liqeni Atomik dhe po kthehet në një vend për tu vizituar nga turistë. Për të parë kraterin dhe peisazhin për rreth ata duhet veshin rroba mbrojtëse si edhe të vendosin maska.
Kazakistani është shteti i nëntë më i madh dhe në vitin 1991 kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë ai shpalli pavarsinë. Ajo ka shumë rezerva të naftës dhe mineraleve të tjera me vlerë dhe është vendi më i madh në botë pa dalje në det. Ai po bëhet një vend me interes për turistët për shkak të kulturës së tij autentike, rezervave natyrore dhe aktiviteteve.