Secondary Adv

Ju prezantojme me smartphon-in rezistent ndaj sapunit dhe ujit

Share on Google+

Duke qënë se telefonat janë vazhdimisht në duart tona, afër fytyrës dhe gojës sonë, atëherë, ndoshta do të ishte mirë ti lanim. Këtë mundësi na i ofron një telefon i ri i prodhuar nga dy kompanitë japoneze “Kyocera” dhe “KDDI.” 

 

Ato prezantuan telefonin e ri të quajtur “Digno Rafre”, i cili është rezistent jo vetëm ndaj ujit, por edhe sapunit. 

Ai vjen në tre ngjyra të ndryshme: të kaltër, të bardhë dhe rozë. Ekrani i tij mund të punojë edhe nëse është në ujë pasi ka xhamin “Dragontrail X”, i cili është më i qëndrueshëm edhe ndaj goditjeve. Rafre do të dalë në treg në Japoni javën e ardhshme me çmim 440 euro.  

Ai është një zgjidhje e mirë sidomos për ata, që e përdorin telefonin e tyre kur janë duke gatuar apo duke bërë dush.


Më të lexuarat