20 milion makina robot do te jene ne rruge ne 2025
Në më pak se një dekadë, në rrugë do të ketë miliona makina autonome. Të paktën, kjo është ajo çfarë ka parashikuar një firmë kërkimore.
“Juniper Research”, një firmë e hulumtimit të tregut celular dhe dixhital parashikon se 20 milion makina plotësisht autonome do të jenë në rrugët e gjithë botës deri në vitin 2025. Vetëm në SHBA vitin e kaluar, në rrugë ishin rreth 253 milion makina dhe kamionë. 20 milion makina plotësisht autonome në rrugë, në më pak se një dekadë është një rritje e konsiderueshme e numrit të tyre dhe njëkohësisht arritje e madhe për teknologjinë.
Firma kërkimore “Juniper Research” e ka bërë këtë parashikim duke u bazuar në një raport të kohëve të fundit mbi makinat “robot.” Kjo nuk duhet të jetë e papritur për ne, pasi shumë kompani, nga Google te Tesla janë duke bërë “garë” midis njëra-tjetrës se kush do ketë e para në rrugë makinën autonome deri në vitin 2020.
Parashikimi gjithashtu vjen në një kohë kur Citymobil2, një program pilot për sistemet e transportit të automatizuar, i financuar pjesërisht nga Bashkimi Evropian, po drejton programe pilote për anijet elektrike në vende të ndryshme të botës.
“Juniper Research”,listuar pesë kompanitë më të rëndësishmë të prodhimit të këtyre makinave. Renditja është si vijon: Google, Volvo, Daimler ( e cila prodhon Mercedes-Benz), Tesla, Apple.
Raporti gjithashtu parashikon se makinat “robot” do të adaptohen gjerësisht në Amerikën e Veriut, e ndjekur nga rajoni i Lindjes së Largët dhe Kina.