Secondary Adv

Zyrat e ardhshme te punes, do te pershkojne ndertesat e gjithe Londres

Share on Google+

Arkitekti Clive Wilkinson ka shprehur një ide të veçantë dhe aspak të zakontë për mënyrën sesi duhet të jetë një vend pune. 

 

Ai propozoi për ndërtimin e një vendi pune horizontal dhe të pafundëm, i cili endet mbi qytetin e Londrës. Arsyeja e këtij projekti është që tu kursejë londinezëve kohën për të shkuar në punë, pasi atyre u duhen rreth dy orë, që të shkojnë në zyrë. 

Ky vend i ri pune është një shtresë e vetme me zyra të hapura dhe shtihet mbi të gjitha ndërtesat e Londrës. Ai plotëson të gjitha kërkesat e qytetit për hapësira në vendin e punës.

Ky vend i pafund pune do të ofrojë hapësira bashkëpunuese, të cilat janë të përkryera si për bizneset fillestarë ashtu edhe për ata, të cilët kanë kohë që janë themeluar.


Më të lexuarat